Policia serbe dhe gjermane kanë arrestuar 30 trafikantë të drogës 

serbi

Policia e Serbisë në operacione të përbashkëta me policinë gjermane, për 13 muaj kanë arrestuar 30 trafikues dhe shpërndarës të drogës. Kështu ka njoftuar sot ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç.

Policia seber ka konfiskuar rreth 300 kilogramë kokainë dhe droga të tjera dhe ka zbuluar shtatë laboratorë të drogës në Serbi dhe Gjermani.

Stefanoviç ka shtuar se vlera e drogës së konfiskuar vlerësohet të tjerë 20 milionë euro, ndërkaq gjatë këtyre operacioneve, policia ka gjetur armë dhe para.

“Ky është një shembull i bashkëpunimit në mes të policisë serbe dhe gjermane”, ka thënë Stefanoviç. “I është dhënë një goditje e madhe karteleve të drogës”, ka shtuar tutje ai.

Në mesin e të dyshuarve është edhe lideri i fansave të një klubi futbolli të Beogradit, ka njoftuar ministri Stefanoviç. Ndërkaq, ka shtuar se edhe tre të dyshuar të tjerë janë akoma në arrati.

Në shtetin fqinj, në Mal të Zi, autoritetet kanë arrestuar nëntë anëtarë të një bande kriminale që dyshohet se qëndron prapa një vale të vrasjeve të kryera së fundmi në qytetin e Kotorrit.

Shtatë të dyshuar të tjerë janë akoma në arrati, ka thënë Zyra e Prokurorit në Mal të Zi. Të dyshuarit po përballen me akuza për kontrabandim, armëmbajtje pa leje dhe abuzim të pushtetit. /REL

 

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Qyteti lindor i Srebrenicës në Bosnje-Hercegovinë duket se është fituar nga kandidati ...
Arrestohet në pikëkalimin kufitar midis Malit të Zi e Serbisë, koloneli Radovan ...
Gazeta beogradase “Telegraf” duke raportuar për një nga reportazhet javore të RTV21 ...
Në garën e sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, kandidati serb ...
Në vitin 1993 është regjistruar një nga skandalet më të mëdha në ...
Shumë bashkëpunëtorë të Slobodan Millosheviqit edhe sot mbajnë poste. Dhe nuk pendohen ...
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme ...
Këshilli për marrëdhënie ndëretnike në Kuvendin e komunës së Bujanocit ka pranuar ...
Aleksandar Vuçiç nuk është ai lloj njeriut që i druhet ndryshimit të ...
Çifti aq shumë ishte i etur për seks saqë nuk u ka ...
Njëri ndër kriminelët më të mëdhenj, jo vetëm në Ballkan por edhe ...
Një grua ka tmerruar sot kalimtarët e rastit në Nish, ku në ...
Zyrtarë serbë vazhdojnë të komentojnë dhe të jenë të kënaqur me marrëveshjen ...
Të paktën këtë aspiron kryeministri serb, Aleksander Vuçiç për rajonin ballkanik. Për ...
Serbia kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, mirëpo kërkesat e ...
Policia e Serbisë në operacione të përbashkëta me policinë gjermane, për 13 ...
Kandidati serb për sekretar të përgjithshëm të OKB-së, Vuk Jeremiç, ka marr ...
Ambasadori serb në UNESCO-s dhe ish-ambasador i këtij vendi në Vatikan, Darko ...
HARTA E FAQES SHERBIME