SHENIM/ Këto i keni për një kurban për Bajram, por se mos bëni kurban Muharremin kur të votoni, se… 

fushata diber

“Pazari i Roskovecit” duket se do të harrohet, sepse “Pazari i Peshkopisë” është, ku e ku më spektakolar, madje edhe “hyjnor”.  Sipas dëshmive të shumta që dalin orë pas ore, shkëmbimi i votës me para të thata, miell apo të mira të tjera materiale ka qenë masiv në Dibër dhe është intesifikuar duke u bërë fare hapur, pak orë përpara nisjes së votimit ditën e djelë.

Sekserët e Damian Gjiknurit dhe “ekspertët e tregut çam” të Shpëtim Idrizit, mësohet se për gjatë gjithë natës së ditës së shtunë, kanë trokitur derë më derë për të shpërndarë lekë ose premtime punësimi, shkollimi etj, sipas hallit që ka çdo fis apo familje dibrane.

Më e bukura e kësaj historie kriminale elektorale është se për të justifikuar sado pak vetveten dhe për të mos vënë në siklet dibranët, u shpik alibia se këto “ndihma” bëheshin me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Dihet që në këtë ditë të shenjtë për muslimanët të cilët janë me bollëk në Dibër, sipas porosive të Allahut, ata që kanë më shumë të mira materiale duhet të shpërndajnë një pjesë të tyre, me ata që janë në nevojë. Këtë porosi të atij që është në qiell e dëgjoi edhe “allahu” që ka zbritur në tokën e shqiptarëve, Edi Rama.

Ai urdhëroi të gjithë zengjinët e rinj e të vjetër të tij, që të hapin qesen dhe të kontribuojnë pa kursim. Dhe urdhëri u zbatua me shpejtësi; oburra të ndihmojmë popullin me rastin e Kurban Bajramit.

E gjithë kjo vepër gjigande “bamirësie” me rastin e ditës së shenjtë, pati vetëm një “gabim” të vogël fare. Nuk dihet se çfarë ndodhi, por të gjithë ministrat, deputetët, biznesmenët, trafikantët…një ushtri e tërë zengjinësh e të plot pushtetshmish, u fiksuan  se njerëz në nevojë në gjithë teritorin e Shqipërisë ka vetëm në krahinën e Dibrës.

Madje edhe festa e Kurban Bajramit, vetëm për këtë vit, vetëm për këtë fundjavë, ekziston dhe do të bëhet vetëm aty, asgjëkundi tjetër. Kjo edhe është arësyeja që të gjithë u lëshuan drejt Peshkopisë për të “ndihmuar” popullin e varfër dibranë.

Thasë me para u shpërndanë për të bërë një Kurban, me kusht që ai vetëm emrin Muharrem dhe mbiemrin atë të “allahut në Tiranë”, të mos ketë. Të shohim çfarë do mbetet pas “Pazarit të Peshkopisë”, kë kanë therrur dibranët e zgjuar që mbahen për dinjitet, por edhe të varfër deri në mbijetesë…

/SYRI.net

 

Kryesore
Të ngjashme

2 Responses to SHENIM/ Këto i keni për një kurban për Bajram, por se mos bëni kurban Muharremin kur të votoni, se…

  1. lushingabarbullushi

    Dibrane pa dine e pa nimane. Kot nuk ja kane vu ket citat…
    Popull i pa nder… Shukriu ju q.u grat e motrat; kurse ky i riu do ju q.j ju burrat se dhe paraqitjen asi llojit e ka.

     
  2. shpati

    – Ja mor zoti Berisha po ti leshe dobicat e Dushan Mugoshes, sic i le ti, se cfare po i bejne shqiptareve. Do ti zhdukin fare. Thashe qe po vajti Gramoz Ruci ne Diber prisni cudine? Po fotografohet vota? Cfare do me ata paguajne edhe nga 100 mije per vote sepse ne na i marrin perseri. 3 miliard euro kane vjedhur sipas KLSH, DHE Jo sipas Dritan Priftit kur ky popull u ngrit kunder Ilir Metes dhe tani qan per Ilir Meten. Ska zgjidhje serbet me dobicat e tyre anetare te PS , te themeluar ne 1941 do ta shuajne kombin shqiptar.. Edhe Hitleri do te fitonte cdo zgjedhje. po te beheshin. Ja keshtu eshte puna. Partia socialiste duhet lexuar PARIA E SERBEVE E THEMELUAR NE 1941.

     

Leave a Response

Deri ditën e djeshme sasi e drogës shqiptare të kapur që raportohej ...
Kryeministri Edi Rama vazhdoi dje në seancën parlamentare të radhës, betejën e ...
Blendi Fevziu e pyeti Kryeministrin se ç’vepra publike ka bërë në 32 ...
Ai pohoi se: SHPËRNDAJE NË: TwitterFacebookGoogle+Buffer Kryesore Titujt kryesorë. Faqet e para ...
Pavarësisht se kanë kaluar 25 vjet që kur Shqipëria është futur në ...
Sot Edi Rama dhe mëkëmbësi i tij tek tenderat e shëndetësisë Ilir ...
Në një dalje publike, Ilir Meta ka bërë një deklaratë lidhur me ...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në përpjekje për të thënë se Shqipëria ...
“Pazari i Roskovecit” duket se do të harrohet, sepse “Pazari i Peshkopisë” ...
Kam ndjekur me vëmendje situatën dhe tensionin mediatik të krijuar këto ditë ...
“Krenaristi Kanabist” e etikentonte Lapsi.al Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në një ...
Tim Judah është një analist politik i gazetës britanike ‘The Economist’. Ka qenë shumë i angazhuar, ndër të tjera, edhe për ngjarjet në ish-Jugosllavi e Kosovë dhe shkruan artikuj analitikë e reportazhe për vendet e Ballkanit. Ai ka bërë disa reportazhe edhe për Shqipërinë, dhe gjithnjë është kujdesur të jetë në anën e Edi Ramës, duke e përshkuar si një reformator, madje duke mos munguar të marrë prononcime edhe nga Erion Veliaj. Para disa javësh erdhi në Dhërmi me helikopter Toni Bler që mesa duket ndër të tjera bisedoi më Ramën edhe për reputacionin shumë negativ që është ...
Edi Rama ka caktuar si koordinator të partisë në zgjedhjet e pjesshme ...
Përgjigjen e pyetjes “pse nuk bëhet rruga e Arbrit” e dha sot ...
Shprehja e mençur e popullit, “vesi del me shpirtin”, kuptim e saj ...
Liberalizimi i jashtëzakonshëm i të bërit medie që ashtu si në gjithë ...
“…Lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit ka qenë dhe mbetet prioritet ...
 Pa u tharë mirë boja e firmës së Presidentit të Republikës Bujar ...
HARTA E FAQES SHERBIME