Serbët nuk besojnë se Papa vjen në Prishtinë 

auto_Thaci_papa1466095989

Ambasadori serb në UNESCO-s dhe ish-ambasador i këtij vendi në Vatikan, Darko Tanaskoviq është shprehur se nuk beson që Papa Françesku do ta vizitojë Kosovën, por ka shtuar se edhe nëse një gjë e tillë ndodhë, kjo nuk do të thotë se Vatikani ka njohur, ose do njohë Pavarësinë e Kosovës.

I dërguari serb në UNESCO po ashtu ka thënë për Sputnikun rus, se edhe nëse në rrethana të caktuara, gjë që absolutisht nuk besoj se ndodhë, papa do të shkonte në Kosovë, kjo nuk do të thotë se Vatikani e njohu shtetësinë e këtij vendi, transmeton Klan Kosova.

Tanaskoviq beson gjithashtu se Serbia asgjë nuk ka humbur kur bëhet fjalë për Kosovën.

“Vitin e kaluar u pengua me sukses përpjekja e Kosovës për t’u bërë anëtare e UNESCO-s, por nëse nuk bëhet asgjë në këtë çështje, atëherë ekziston mundësia që të ndryshojë situata”, ka thënë ai duke shtuar se situata në planin gjeopolitik ndryshon dhe kjo ndodh kur ka ndryshime politike në disa vende të cilat ndikojnë edhe në vendimet politike.

Ky reagim i tij erdhi pas deklaratës së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i cili theksoi ditë më parë se “Papa Françesku do ta vizitojë Kosovën si dhe ta njoh realitetin e Ballkanit”, transmeton Klan Kosova.

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Qyteti lindor i Srebrenicës në Bosnje-Hercegovinë duket se është fituar nga kandidati ...
Arrestohet në pikëkalimin kufitar midis Malit të Zi e Serbisë, koloneli Radovan ...
Gazeta beogradase “Telegraf” duke raportuar për një nga reportazhet javore të RTV21 ...
Në garën e sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, kandidati serb ...
Në vitin 1993 është regjistruar një nga skandalet më të mëdha në ...
Shumë bashkëpunëtorë të Slobodan Millosheviqit edhe sot mbajnë poste. Dhe nuk pendohen ...
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme ...
Këshilli për marrëdhënie ndëretnike në Kuvendin e komunës së Bujanocit ka pranuar ...
Aleksandar Vuçiç nuk është ai lloj njeriut që i druhet ndryshimit të ...
Çifti aq shumë ishte i etur për seks saqë nuk u ka ...
Njëri ndër kriminelët më të mëdhenj, jo vetëm në Ballkan por edhe ...
Një grua ka tmerruar sot kalimtarët e rastit në Nish, ku në ...
Zyrtarë serbë vazhdojnë të komentojnë dhe të jenë të kënaqur me marrëveshjen ...
Të paktën këtë aspiron kryeministri serb, Aleksander Vuçiç për rajonin ballkanik. Për ...
Serbia kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, mirëpo kërkesat e ...
Policia e Serbisë në operacione të përbashkëta me policinë gjermane, për 13 ...
Kandidati serb për sekretar të përgjithshëm të OKB-së, Vuk Jeremiç, ka marr ...
Ambasadori serb në UNESCO-s dhe ish-ambasador i këtij vendi në Vatikan, Darko ...
HARTA E FAQES SHERBIME