Guida franceze, 11 ditë për të njohur Shqipërinë 

IMG_5434-Le_gourmand_voyageur_roadtrip-albanie-300x211

Janë francezët ata që së fundmi kanë shënjestruar Shqipërinë. Këtë herë është blogu i njohur francez i udhëtimeve ‘Gourmand’ që ka njoftuar një udhëtim 10-ditor në Shqipëri.

Ata kanë vendosur të ndajnë me lexuesit çdo detaj të udhëtimit.
Arsyeja se përse zgjodhën Shqipërinë ka të bëjë me autenticitetin e vendit tonë. “Shqipëria është plot me peizazhe befasuese, parqe natyrorë dhe tempuj të lashtë. Ne mbetëm disi të zhgënjyer me Kroacinë dhe Malin e Zi që nuk e kanë ruajtur origjinalitetin e tyre dhe i kanë hapur rrugë turizmit masiv. Në Shqipëri, ne shpresojmë të gjejmë brigje të paprekura. Ne do të nisemi me një linjë direkte të krijuar së fundmi nga Parisi për në Tiranë”, shkruhet në Gourmand.

Ja çfarë parashikon udhëtimi:

Dita 1: Mbërritja në Aeroportin e Tiranës. Nisja direkt për në pikën tonë të parë të interesit: Parku Kombëtar i Thethit në Veri, me një ndalesë në Shkodër.
Dita 2: Udhëtim në Theth, qëndrim për 2 net, në një nga shtëpitë mikpritëse.
Dita 3: Ecje në Theth, drejt peizazheve që premtojnë se të lënë pa frymë.
Dita 4: Nisja për në Durrës
Dita 5: Vizitë në Vlorë dhe në rrethinat e saj, ku do të zbulojmë Llogoranë,  Parkun e Zvërnecit dhe Orikumin
Dita 6: Dhërmi. Ne shpenzojmë kohë në plazhin e Dhërmiut dhe të Llamanit.
Day 7: Në Jug do të qëndrojmë 3 ditë. Në të përfshihet qëndrimi edhe në Sarandë
Dita 8: Plazh në Ksamil dhe ekskursion në ishullin e Korfuzit
Dita 9: Vizitë në Gjirokastër
Dita 10: Rifillojmë rrugën për në kryeqytet, për të shpenzuar pak kohë në të, për t’u nisur në ditën e 11-të për në Paris.

“Ne kemi rregulluar ushqimin dhe akomodimin. Për këtë të fundit shpresojmë të shpenzojmë rreth 200 euro për person. Mezi presim që të shkojmë.”/Monitor/

 

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Për të shtatin vit rradhazi Mastercard ka publikuar “Global Destination Cities Index”, ...
Sot në mbarë Kinën festohet Festa e Mesvjeshtës që mund ta quajmë ...
Për kinezët, ushqimi i mirë është një ndërthurje e ngjyrës, aromës, përzierjes ...
Jo të gjithëve iu pëlqejnë pushimet verore dhe plazhi. Mali, ajri i ...
Në mesin e shumë qyteteve europiane ku ju mund të kaloni pushime ...
Për shekuj me radhë Shqipëria u shmang nga turistët. Tani vendi vlen ...
Janë francezët ata që së fundmi kanë shënjestruar Shqipërinë. Këtë herë është ...
Kjo ndërtesë e madhe e hapur në vitin 2014 nga mbretëresha Maxima ...
Në vitin 2006  planeti mësoi për të parin qytet në botë pa ...
Kush nuk i shikon fotografitë mahnitëse të udhëtimit  në Instagram dhe nuk ...
Kemi folur shpesh për turizmin alpin, për bukuritë, vështirësitë dhe adrenalinën që ...
Këtë herë, janë australianët që kanë diçka për të thënë e për ...
Ky është një nga jahtet më të bukur që ka ardhur në ...
Një jaht luksoz ka vizituar brigjet tona në jug të vendit. Drejtori ...
Nje tjeter angazhim i bashkise qe u jep me shume vlere pushimeve. ...
Agjencia Kombëtare e Bregdetit beson në një model të integruar të zhvillimit ...
Ekspertë nga Southamptoni kanë bërë një zbulim të madh në një vend ...
Një nga portalet më të mëdha në botë mbi udhëtimet dhe natyrën, ...
HARTA E FAQES SHERBIME