Shënim/ Tim Judah, gazetari i ‘The Economist’, në kurthin e Ramës…?! 

tim judah

Tim Judah është një analist politik i gazetës britanike ‘The Economist’. Ka qenë shumë i angazhuar, ndër të tjera, edhe për ngjarjet në ish-Jugosllavi e Kosovë dhe shkruan artikuj analitikë e reportazhe për vendet e Ballkanit. Ai ka bërë disa reportazhe edhe për Shqipërinë, dhe gjithnjë është kujdesur të jetë në anën e Edi Ramës, duke e përshkuar si një reformator, madje duke mos munguar të marrë prononcime edhe nga Erion Veliaj.

Para disa javësh erdhi në Dhërmi me helikopter Toni Bler që mesa duket ndër të tjera bisedoi më Ramën edhe për reputacionin shumë negativ që është përhapur në Europë e SHBA për kultivimin e kanabisit gjatë qeverisjes Rama. Nuk vonoi, dhe pas disa ditësh u publikua një raport i shërbimeve sekrete të Gjermanisë dhe Italisë ku jo vetëm tregohet se territori i Shqipërisë në 263 ditë është kthyer në një terren të përshtatshëm për kultivimin e kanabisit, por ky operacion kombëtar kryhet nën kujdesin e shefave të policisë dhe fitimet nga ky lloj biznesi shkojnë deri tek ministri. Dhe një nga detyrat e këshilltarit të Ramës duket se mbetet imazhi i qeverisjes në sytë e partënerëve nderkombëtarë. Biseda është përqëndruar se ‘cfarë duhet bërë? Për të ndrequr imazhin”.

Pikërisht pas të gjithë këtyre, Tim Judah vjen në Tiranë. Mënyra sesi është qasur ky gazetar për të bërë reportazhin për kultivimin e kanabisit shqiptar krijon shumë dyshime. Në vend që ky gazetar të fillonte me marrjen e kontakteve me ambasadorët e Gjermanisë e Italisë dhe përfaqësuesit e medias së pavarur, ky e nis reportazhin me një shfaqje publike me Sajmir Tahirin dhe “bandën” e tij të policëve me kallashnikovë. Dhe më tej në vend që t’i marrë një intervistë në zyrë ministrit të Brëndshëm Sajmir Tahiri duke e bombarduar me pyetje që do t’i jepnin mundësi të zbulonte rolin e policisë dhe të tijin personal lidhur me kultivimin e kanabisit, gazetari Judah, çuditërisht fluturon në helikopterin e ministrit dhe  shkon në një operacion të sajuar policie, nga ato që Sajmir Tahiri organizon çdo ditë për të mashtruar publikun shqiptar me mediat e Ramës Top Chanel dhe gazetën Tema. Në ato vende ku Sajmir Tahiri bën sikur shkatërron kanabisin. Dhe kulmi arrin kur në faqen e tij Twiiter, Tim Judah publikon “suksesin imagjinar” të operacionit të Tahirit?!

Të gjithë bëjnë pyetjen, përse Tim Judah nuk ndjek raportin e shërbimeve sekrete për të investiguar direkt në terren se çfarë shkruajnë ato? Përse ky gazetar i një reviste të famshme nuk takohet me specialistë të pavarur për të marrë mendimin e tyre lidhur me kultivimin e kanabisit në Shqipëri? Përse nuk niset vetë ne terren, në ato pika që janë tashmë të publikuara në mediat shqiptare se mbrohen nga ministri Tahiri, po shkon atje ku e çon ky ministër që është përgjegjësi dhe përfituesi i kultivimit të kanabisit. Përse Tim Judah nuk pyet Fatos Lubonjën se çfarë mendon për minsitrin dhe kanabisin? Ertur Zhejin? Andi Bejten? E tjerë e tjerë gazetarë kritikë, por mbyllet në helikopter me Sajmir Tahirin dhe mbrohet nga Mero Baze?

Dyshimet rriten më shumë kur menjëherë hidhet në sulm për ta mbrojtur Mero Baze gazetën ‘The Economist’, sepse e ndjen se të gjithë e shikojnë mashtrimin që nuk mbulohet dot dhe që marrëzia e Ramës e Tahirit po dëmtojnë rëndë imazhin e revistës së famshme. Sapo Sajmiri ka publikuar foton me Tim Judah dhe forcat speciale të gjithë kanë filluar të tallen në rrjetet sociale dhe të artikulojnë shqetësimin se me “paratë e kanabisit, kjo qeveri po blen jo vetëm shqiptarët por edhe ndërkombëtarët”./SYRI.net/

Kryesore
Të ngjashme

3 Responses to Shënim/ Tim Judah, gazetari i ‘The Economist’, në kurthin e Ramës…?!

  1. githbo

    jo ne kurthin, ne listpagesen!
    keto te huajt jane me zorraxhinj se ne

     
  2. balo benca

    Cherry dhe Tony ja kane vene syrin Himares…ka kohe kjo pune…

     
  3. agimi

    Sa te dhane o gazetar i koruptuar ??

     

Leave a Response

Deri ditën e djeshme sasi e drogës shqiptare të kapur që raportohej ...
Kryeministri Edi Rama vazhdoi dje në seancën parlamentare të radhës, betejën e ...
Blendi Fevziu e pyeti Kryeministrin se ç’vepra publike ka bërë në 32 ...
Ai pohoi se: SHPËRNDAJE NË: TwitterFacebookGoogle+Buffer Kryesore Titujt kryesorë. Faqet e para ...
Pavarësisht se kanë kaluar 25 vjet që kur Shqipëria është futur në ...
Sot Edi Rama dhe mëkëmbësi i tij tek tenderat e shëndetësisë Ilir ...
Në një dalje publike, Ilir Meta ka bërë një deklaratë lidhur me ...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në përpjekje për të thënë se Shqipëria ...
“Pazari i Roskovecit” duket se do të harrohet, sepse “Pazari i Peshkopisë” ...
Kam ndjekur me vëmendje situatën dhe tensionin mediatik të krijuar këto ditë ...
“Krenaristi Kanabist” e etikentonte Lapsi.al Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në një ...
Tim Judah është një analist politik i gazetës britanike ‘The Economist’. Ka qenë shumë i angazhuar, ndër të tjera, edhe për ngjarjet në ish-Jugosllavi e Kosovë dhe shkruan artikuj analitikë e reportazhe për vendet e Ballkanit. Ai ka bërë disa reportazhe edhe për Shqipërinë, dhe gjithnjë është kujdesur të jetë në anën e Edi Ramës, duke e përshkuar si një reformator, madje duke mos munguar të marrë prononcime edhe nga Erion Veliaj. Para disa javësh erdhi në Dhërmi me helikopter Toni Bler që mesa duket ndër të tjera bisedoi më Ramën edhe për reputacionin shumë negativ që është ...
Edi Rama ka caktuar si koordinator të partisë në zgjedhjet e pjesshme ...
Përgjigjen e pyetjes “pse nuk bëhet rruga e Arbrit” e dha sot ...
Shprehja e mençur e popullit, “vesi del me shpirtin”, kuptim e saj ...
Liberalizimi i jashtëzakonshëm i të bërit medie që ashtu si në gjithë ...
“…Lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit ka qenë dhe mbetet prioritet ...
 Pa u tharë mirë boja e firmës së Presidentit të Republikës Bujar ...
HARTA E FAQES SHERBIME