SHËNIM/ Ramën e zënë në gusht “ethet e Dibrës”. Ky është fillimi i fundit? 

edi rama - dibra

Edi Rama ka caktuar si koordinator të partisë në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Dibër, një nga njerëzit e tij më të afërt, ministrin e Energjetikës, Damian Gjiknurin. Në takimet me banorë ky beniamin i kryeministrit, në vend që të japë llogari se çfarë ka bërë për këtë bashki qeveria këto 3 vite, në vend që të kërkojë ndjesë për korrupsioni seksual të Shukriut, njësoj si ata horrat që kanë thirrur nga ana e anës aty, i kërcënon; “imagjinoni një kryetar të PD, si do ti zgjidhë ai këto probleme pa mbështetjen e qeverisë”.

Por nuk e ka fajin Gjiknuri, atij i ka caktuar shefi një mision të pamundur dhe vetëm zbaton urdhrat; jepu kulaç, por edhe kërbaç…

Duket hapur që kryeministrin e vendit e kanë zënë tani në fund të verës, jo ethet e gushtit, por “ethet e Dibrës”. Gati e gjithë makina shtetërore është vënë në dispozicion, por jo që të zgjidhë problemet e shumta që ka ai qark ndër më të varfrit në vend dhe më të lënë pas dore, por për të bërë të mundur kalimin e testit të Ramës, pas tre vitesh të qeverisjes më katastrofale që ka parë ky vend. Policia, ushtria, tatimorët, mafiozët, të fortët, biznesmenët-klientë…të gjithë janë bërë bashkë dhe kanë mësyrë në Peshkopi. Vetëm një hall apo më saktë një frikë e madhe mund ta ketë detyruar Ramën të mobilizojë kaq shumë forca (të tokës e nëntokës) dhe financa për një bashki modeste në veri të vendit.

Arrin deri aty, sa të kërcënojë një krahinë të tërë; Nëse nuk votojnë kandidatin e tij, “Ramën e vogël”, atëherë qeveria nuk do të hedh asnjë kacidhe investim në këtë bashki. Për cilën qeveri e ka fjalën, atë që ja ka lënë me tapi Kristaqi, apo atë që ja solli në pajë Linda.

Si ka mundësi që kryeministri i një vendi anëtar në NATO, aspirant për në BE, të guxojë të ndajë vendin dhe qytetarët, sipas parimit, ‘nëse nuk je me mua, unë jam kundër teje’.

Nga mënyra sesi po vepron dhe po investohet, duket që Rama është në hall të madh me zgjedhjet e Dibrës. Pasi dështoi të bëjë atë që po bën në Kavajë, për të mos lejuar zgjedhje në këtë bashki, edhe duke shantazhuar hapur gjykatat, tani ai po bën gjithçka të jashtëligjshme vetëm e vetëm të mos dalë i humbur, apo të paktën me një rezultat turpërues. Rama jo vetëm nuk po përpiqet që të fshehë krimin elektoral të përfshirjes në fushatë të policisë, tatimeve, ushtrisë etj, por përkundrazi është duke demonstruar publikisht angazhimin e tyre në krah të kandidatit të tij. Këtë e bënë për të joshur, por sidomos për të kërcënuar votuesit.

Nga se ka frikë ai që po e shndërron në një “Stalingrad”, Peshkopinë?

Rama zotëron momentalisht aq shumë pushtet, saqë humbja e një bashkie të varfër, nuk i hyn fare në sy. Po atëherë?

Janë lëshuar të gjithë në media dhe hedhin teori, sipas të cilave, zgjedhjet e 11 shtatorit në Dibër, do të jenë test për koalicionin Rama-Meta. Të tjerë thonë se jo, aty do të testohet opozita dhe veçanërisht kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha…

Mund të jetë edhe kështu, deri në një farë mase, por në fakt në këto zgjedhje do zhvillohet vetëm një testim, ai për Edi Ramën.

Ai e di shumë mirë që Dibra është një rast ballafaqimi i papritur, i përshpejtuar nga deficensat dhe uria seksuale e njerëzve të tij, por që një ditë do të vinte. Fillimi i fundit të tij, ka kohë që ka nisur, i duhej vetëm një datë inagurimi. Prandaj e kanë zënë “Ethet e Dibrës” kryeministrin dhe po e shkundin aq fortë, sa që nuk po pyet as për ligj dhe as për rregulla demokratike.

/SYRI.net

 

Kryesore
Të ngjashme

One Response to SHËNIM/ Ramën e zënë në gusht “ethet e Dibrës”. Ky është fillimi i fundit?

  1. kosta

    Si Rama edhe Gjiknuri jane Bij dhe Bashkeshorte Kurvash…

     

Leave a Response

Deri ditën e djeshme sasi e drogës shqiptare të kapur që raportohej ...
Kryeministri Edi Rama vazhdoi dje në seancën parlamentare të radhës, betejën e ...
Blendi Fevziu e pyeti Kryeministrin se ç’vepra publike ka bërë në 32 ...
Ai pohoi se: SHPËRNDAJE NË: TwitterFacebookGoogle+Buffer Kryesore Titujt kryesorë. Faqet e para ...
Pavarësisht se kanë kaluar 25 vjet që kur Shqipëria është futur në ...
Sot Edi Rama dhe mëkëmbësi i tij tek tenderat e shëndetësisë Ilir ...
Në një dalje publike, Ilir Meta ka bërë një deklaratë lidhur me ...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në përpjekje për të thënë se Shqipëria ...
“Pazari i Roskovecit” duket se do të harrohet, sepse “Pazari i Peshkopisë” ...
Kam ndjekur me vëmendje situatën dhe tensionin mediatik të krijuar këto ditë ...
“Krenaristi Kanabist” e etikentonte Lapsi.al Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në një ...
Tim Judah është një analist politik i gazetës britanike ‘The Economist’. Ka qenë shumë i angazhuar, ndër të tjera, edhe për ngjarjet në ish-Jugosllavi e Kosovë dhe shkruan artikuj analitikë e reportazhe për vendet e Ballkanit. Ai ka bërë disa reportazhe edhe për Shqipërinë, dhe gjithnjë është kujdesur të jetë në anën e Edi Ramës, duke e përshkuar si një reformator, madje duke mos munguar të marrë prononcime edhe nga Erion Veliaj. Para disa javësh erdhi në Dhërmi me helikopter Toni Bler që mesa duket ndër të tjera bisedoi më Ramën edhe për reputacionin shumë negativ që është ...
Edi Rama ka caktuar si koordinator të partisë në zgjedhjet e pjesshme ...
Përgjigjen e pyetjes “pse nuk bëhet rruga e Arbrit” e dha sot ...
Shprehja e mençur e popullit, “vesi del me shpirtin”, kuptim e saj ...
Liberalizimi i jashtëzakonshëm i të bërit medie që ashtu si në gjithë ...
“…Lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit ka qenë dhe mbetet prioritet ...
 Pa u tharë mirë boja e firmës së Presidentit të Republikës Bujar ...
HARTA E FAQES SHERBIME