FOTO/ Kalimi i shtegut Theth – Valbonë apo anasjelltas, një mrekulli turistike 

theth6-800x494-690x450

Kemi folur shpesh për turizmin alpin, për bukuritë, vështirësitë dhe adrenalinën që gjeneron ai në organizmat e atyre që e kanë provuar.

Turizmi alpin tek ne përfaqësohet kryesisht me Thethin dhe Valbonën. Këto janë dy qëndra të rëndësishme ku vizitore nga vendi dhe bota shkojnë atje në të katër stinët e vitit.

Të dyja pikat turistike Valbona dhe Thethi, janë afër njëra tjetrës dhe ndahen nga një lartësi malore prej pak kilometrash, por rruga drejt njëra-tjetrës është e kalueshme dhe mjaft piktoreske. Është një rrugë malore e pyllëzuar dhe së fundmi me qëndra shlodhjeje dhe me shërbim ambulant për udhëtarët e lodhur nga ngjitja. Banorët e zonës e kanë kuptuar leverdinë e këtij shërbimi dhe kanë menduar për këto pika relaksi dhe rimarrje energjishë.

Është një mrekulli që ti shikoni të dy këto zona të mrekullueshme në të njejtin udhetim.

Dhe kjo është e mundur sepse shumë agjenci turistike e ofrojnë këtë shërbim, mjafton të ecini për rreth 6-7 orë dhe kalon nga Valbona në Theth ose anasjelltas.
Ky itinerar përfshin një ngjitje nga Valbona (995 m) në qafën e Valbonës (1759 m) dhe për të zbritur në Theth  në lartësinë 745m mbinivelin e detit.

Ky kalim është një shteg i lashtë që lidhte rajonet fisnore të Shalës dhe Nikaj-Mërturit. Behet fjalë për të ngjitur rreth 1000 m dhe te zbrisni në  800 m.

Gjithe udhëtimi zgjat rreth 14 Km dhe terreni i thyer e malor e zgjat në kohë udhëtimin. Kalimi Theth – Valbonë  është një ndër udhëtimet më të bukura jo vetëm në Shqipëri, por dhe në botë.

Kjo pjesë nga Valbona në Theth ose anasjelltas është pjesë e “Peaks of The Balkans” Majat e Ballkanit, midis Shqipërisë – Kosovës – Malit të Zi, e cila ka fituar  çmimin “Best trail of The Year” për vitin 2013, nga një ndër organizatat më të njohura në botë siç  është Tourism for Tomorrow.

Vizitore të shumtë nga Europa apo bota, të tërhequr nga kurioziteti I këtij udhëtimi plot aventura, e përshkojnë atë çdo vit në të katër stinët. Këta janë aventurierët e lartësive dhe të turizmit./ ATSH

20160826120651597 theth6-800x494-690x450 theth5-622x800-690x450 theth4-800x474-690x450 theth3-2-800x474-690x450 theth2-2-800x472-690x450

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Për të shtatin vit rradhazi Mastercard ka publikuar “Global Destination Cities Index”, ...
Sot në mbarë Kinën festohet Festa e Mesvjeshtës që mund ta quajmë ...
Për kinezët, ushqimi i mirë është një ndërthurje e ngjyrës, aromës, përzierjes ...
Jo të gjithëve iu pëlqejnë pushimet verore dhe plazhi. Mali, ajri i ...
Në mesin e shumë qyteteve europiane ku ju mund të kaloni pushime ...
Për shekuj me radhë Shqipëria u shmang nga turistët. Tani vendi vlen ...
Janë francezët ata që së fundmi kanë shënjestruar Shqipërinë. Këtë herë është ...
Kjo ndërtesë e madhe e hapur në vitin 2014 nga mbretëresha Maxima ...
Në vitin 2006  planeti mësoi për të parin qytet në botë pa ...
Kush nuk i shikon fotografitë mahnitëse të udhëtimit  në Instagram dhe nuk ...
Kemi folur shpesh për turizmin alpin, për bukuritë, vështirësitë dhe adrenalinën që ...
Këtë herë, janë australianët që kanë diçka për të thënë e për ...
Ky është një nga jahtet më të bukur që ka ardhur në ...
Një jaht luksoz ka vizituar brigjet tona në jug të vendit. Drejtori ...
Nje tjeter angazhim i bashkise qe u jep me shume vlere pushimeve. ...
Agjencia Kombëtare e Bregdetit beson në një model të integruar të zhvillimit ...
Ekspertë nga Southamptoni kanë bërë një zbulim të madh në një vend ...
Një nga portalet më të mëdha në botë mbi udhëtimet dhe natyrën, ...
HARTA E FAQES SHERBIME