Historia e Xhonit, si u infiltrua në organizatën shqiptaro-greke të drogës dhe roli i Shërbimeve Sekrete 

Screenshot_13

Një tjetër histori droge vjen nga Greqia për një organizatë kriminale të përbërë nga shqiptarë dhe nga grekë. Gazeta greke “Ethnos” ka publikuar pjesë nga dosja hetimore për çmontimin e  një bande droge që trafikonte lëndë narktike të ngarkesave të mëdha nga Greqia në Evropën Qëndrore.

Gazeta nuk ka përcaktuar për cilën organizatë kriminale bëhet fjalë, por thekson se drejtohej nga shqiptarë dhe grekë. Goditja e këtij grupi u bë falë ndihmës që dha një shtetas anglez, i cili kishte një kompani transporti në Britani të Madhe.

Ky shtetas anglez quhej Xhon dhe kompania e transportit që zotëronte, fillimisht ishte e vogël dhe më pas zgjeroi aktivitetin e saj.

Si nisi historia në vitin 2014

“Ethnos”, duke iu referuar dosjes hetimore, shkruan se Xhoni mori një telefonatë në shtator të 2014-s, që i propozonte për të bërë transportin e ngarkesave të ndryshme nga Greqia për në Evropën Qëndrore. Bëhej fjalë për transportin e fruta-perimeve dhe produkteve të tjera.

Shtetasi britanik së bashku me punëtorë të tjerë të kompanisë së tij udhëtuan për në Greqi dhe në Athinë u takuan me disa grekë dhe disa shqiptarë. Palët filluan të diskutonin për këtë partneritet të ri dhe më pas biseda hyri në detaje më konkrete. Anglezët e kuptuan për çfarë bëhej fjalë, por shqiptarët dhe grekët jepnin informacion të paqartë për një “transport të thjeshtë të portokalleve”.

Xhoni në momentin e parë nuk reagoi. Të nesërme udhëtoi me avion për në Britani pasi vizita e tij në Athinë nuk ishte ajo që priste, për të bërë biznes të pastër. Pak ditë më vonë, një tjetër anëtar i bandës së drogës e kontakton për të diskutuar një bashkëpunim të mundshëm. Nga hetimet e mëvonshme rezultoi se të gjithë personat që Xhoni me të cilët ishte takuar, ishin anëtarë të një organizate kriminale të një prej rrjeteve më të mëdha të trafikut të drogës në Europë. Oferta e parë që iu bë Xhonit ishte një ngarkesë prej 750 kg kanabis.

Ai e dinte se transporti i një sasi të madhe droge paraqiste rrezikshmëri. Kështu që pasi u konsultua me familjarët e tij, informoi shërbimet sekrete britanike. Ai hyri menjëherë në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve dhe infiltrimi i tij në organizatën e drogës që furnizonte vendet e Evropës Qëndrore bëri të mundur shpërbërjen e një prej karteleve më të mëdha. Ky kartel përbëhej nga shqiptarët që ishin furnizuesit e drogës, britanikët që tregtonin lëndën narkotike nëpër Europë dhe nga grekët që ishin trafikantët.

Gjithçka po ndodhte vetëm në dijeni të Shërbimeve Sekrete Britanike. Çështja u komplikua kur policia greke ra në gjurmët e organizatës së drogës dhe arrestoi shumë shqiptarë e greke dhe sekuestroi sasi të mëdha marijuane prej 750 kg. Mes të arrestuarve ishte edhe shtetasi britanik Xhoni, i infiltruar nga spiunazhi anglez për të çmontuar bandën e drogës.

Xhoni u burgos nga një gjykatë greke së bashku me anëtarët e tjerë. Këta të fundit tashmë kishin kuptuar rolin e Xhonit në organizatë dhe për shtetasin britanik nuk ishte e lehtë të qëndronte në të njëjtin burg me shqiptarët dhe grekët, pasi paraqiste rrezik për jetën. Autoritetet angleze sapo mësuan lajmin për arrestimin e tij u angazhuan për të nxjerrë nga qelia britanikun Xhoni, i cili ishte në fakt një i infiltruar i Shërbimeve Sekrete Angleze. Gjykatësi grek sërish nuk pranoi ta lironte dhe kërkonte prova shtesë dhe më bindëse.

Pati disa seanca për lirimin e Xhonit, deri sa Shërbimet Sekrete shkuan në gjykatën greke dhe paraqitën të gjitha provat dhe dokumentacionin për shtetasin britanik. Të gjitha seancat kur ishin të pranishëm zyrtarë e agjentë të Shërbimit Sekret Anglez u zhvilluan me dyer të mbyllura dhe mediat greke nuk kanë asnjë informacion se çfarë u fol. Gjyqtari vendosi ta lironte Xhonin, pasi kishte qëndruar disa muaj në qeli.

Historia e Xhonit i ngjan një filmi hollivudian, por që në fakt është histori reale dhe që përfundoi me goditjen e grupit kriminal, pjesë e së cilës ishin edhe shqiptarë. Sipas informacioneve që disponon gazeta greke “Ethnos”, Shërbimet Sekrete e kanë dërguar Xhonin jashtë Evropës dhe i kanë vendosur një identitet të ri./Përshtati SYRI.net/

Screenshot_14Screenshot_17 Screenshot_16 Screenshot_15

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Udhëtarët në aeroportin e Rodhosit në Greqi janë nxjerrë nga ambientet e ...
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovësm Xhavit Haliti ka mbetur i habitur kur ...
Këngëtari Labinot Tahiri prej kohësh ka bërë të ditur angazhim e tij ...
Avokati i Nehat Thaçit, drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës, që u ...
Autoritetet e Prishtinës sërish po përpiqen t’ia marrin Trepçën pronarëve të ligjshëm, ...
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së gjatë mbledhjes ...
Një tetovar ka gjetur një mënyrë, thënë shumë butë, të çuditshme për ...
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, e ka ftuar Qeverinë të ...
Kosova po vazhdon të tregojë pafuqi përballë veprimeve të shtetit serb dhe ...
Zëvendësministri plotësues i Ministrisë së Brendshme, Oliver Andonov, e shfrytëzon si makinë ...
Lumi Hadri, aktiviste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila ka ...
Në mbledhjen e Komisionit për Politikë të Jashtme anëtarët e këtij komisioni ...
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në vizitën zyrtare në Tiranë ka pasur ...
Ish-drejtori i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, ka thënë se tenderët ...
Gjermanët kanë këshilluar Kosovën që të lëvizet me shpejtësi në përmbushjen e ...
Ambasadori Christopher Hill ishte përfaqësuesi i parë diplomatik i SHBA në Shqipëri ...
Takimi i dytë i përbashkët të Komisionit për Stabilizim Asociim BE-Kosovë do ...
Nga 314 shqiptarë të Kosovës që kanë shkuar në Siri që nga ...
Udhëtarët në aeroportin e Rodhosit në Greqi janë nxjerrë nga ambientet e ...
Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka thirrur me urgjencë mbledhjen e Komisionit të ...
Pas shqetësimit të ngritur nga Syri.net për disa ushtarakë rusë në Shqipëri, ...
Shumë bujë u bë në atë kohë për këtë vrasje, ndërsa sot ...
Një tërmet i shkallës 5 ka goditur brigjet e bregdetit grek, gjegjësisht ...
Pas zbulimit të “Eskobarit” shqiptar Kement Balili që kërkohet nga Greqia, policia ...
Një helikopter ushtarak Apache është rrëzuar mëngjesin e sotëm në Greqi gjatë ...
Një zjarr i fuqishëm ka rënë në kampin e refugjatëve në ishullin ...
Televizioni më i madh në Greqi, MEGA, që nga dita e nesërme ...
Moti i keq ka shkaktuar një kaos total në Greqi, duke regjistruar ...
Shqiptarët vazhdojnë të renditen të parët në Greqi për parregullsi në dokumentacion ...
Greqia përfitoi sot 246 milionë euro gjatë ankandit për caktimin e kompetencave ...
Një organizatë kriminale që vepronte në ishullin Kos të Greqisë është shkatërruar ...
Kryeministri grek, Aleksis Cipras, kërkon një tjetër reduktim të borxhit shtetëror dhe ...
Dy tërmete kanë tronditur sot Greqinë, lëkundjet e të cilit u ndjenë ...
Një tjetër histori droge vjen nga Greqia për një organizatë kriminale të ...
Të paktën tre persona janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur ...
Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar në Kosovë, Tahir Veliu është ...
HARTA E FAQES SHERBIME