Shënim/ Ligjet antimedia të Ramës, frikë nga mëkatet apo traumë psikike? 

rama-xhafaj

Shprehja e mençur e popullit, “vesi del me shpirtin”, kuptim e saj më të plotë në politikën aktuale shqiptare, do ta merrte pa dyshim nëse përdoret për Edi Ramën. Dje nëpërmjet një shënimi, paralajmëruam se ai nuk heq dorë nga tentative e tij për të frikësuar dhe shantazhuar medien. Nga Neni 3, tenton Nenin 13, tani sërish, tinëz kalon te 6-ta.

Pasi u kapën gafil me nenin 13 –të, të futur fshehtas në draft edhe nga aleatët, kanë arritur këtë herë të miratojnë në komision, një klon të tij. Bëhet fjalë për nenin 6 të ligjit “për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë”. Në pikën 3, thuhet: “Çdo lloj ndikimi i papërshtatshëm mbi punën e prokurorëve dhe veprimtarinë e tyre në çështje konkrete, i ushtruar përmes autoritetit publik, mjeteve të informacionit apo me çdo lloj mjeti tjetër apo personave të tjerë, që cenon pavarësinë e prokurorëve në ushtrimin e detyrës së tyre, është i ndaluar dhe dënohet sipas ligjit.”

Ky nen është identik me nenin e shumëpërfolur të ligjit për Prokurorinë e Posaçme, që po rishikohet pas presionit të shoqatave të gazetarëve në vend dhe opozitës. Vetëm se këtu “influenca e papërshtatshme është zëvendësuar me, “ndikimin e papërshtatshëm”.

Ne dhe gati të gjithë ata që janë përpjekur të analizojnë këtë fiksacion të Ramës për të gjunjëzuar medien e lirë, e kemi shpjeguar me nevojën e tij për pushtet absolut, me frikën që ka nga publikimi i bëmave korruptive të atij vetë dhe shpurës makute që e rrethon, me ëndrrën e vjetër për të qenë kryeredaktor etj. etj. Të gjitha këto që renditëm më lartë qëndrojnë, por ndoshta duhet gërmuar edhe më thellë, në subkoshiencën e Ramës, për të shpjeguar këtë fiksim-qëllim të tij me medien e lirë.

Përse e urren medien Edi Rama? Mos ndoshta ajo i ka lënë ndonjë traumë në kohët e shkuara, të cilën po e shfaq tani që ka mjaftueshëm pushtet, duke u hakmarrë?

Nëse kthehemi prapa në kohë për të hulumtuar për këtë version, në pamje të parë, ai nuk qëndron. Edi Rama jo vetëm nuk ka arsye ta urrejë medien e lirë, por përkundrazi, ai nuk shlyhet dot në këtë dhe atë botë për atë që ajo ka bërë për të. Të gjithë e dinë se ylli i tij politik, u ngrit e u bë të shkëlqente fort, pikërisht nga media. Që në kohën kur u katapultua në politikë nga Fatos Nano, si ministër kulture, si kryetar bashkie 12 vjet, në përpjekjet për të marrë Partinë Socialiste dhe në synimin për të qenë kryeministër ku edhe është sot, ka qenë piari dhe makijazhi mediatik, ai që ka bërë që Rama të shesë veten e tij, qindra herë më shtrenjtë nga sa vlen në të vërtetë.

Por nuk i ka shkuar gjithçka vaj në këtë drejtim. Ka disa pasazhe që ndoshta, duhet ta kenë goditur fortë psikikën e tij, me disa akuza monstruoze që i janë bërë në medie. Përgjithësisht ato (të vërteta apo jo), janë gatuar nga i njëjti usta, ai që ka sot si këshilltarin dhe mbrojtësin më të madh mediatik, Mero Baze. Pikërisht në gazetën e këtij të fundit, goditjet ndaj Ramës, kanë qene të pamëshirshme, “thikë në palcë”, ose më saktë thikë në psikikën e tij. Është pikërisht Mero Baze që sipas tij ka zbuluar dhe botuar dëshmi, nga të cilat del, se Rama vetë pohon që djali i tij i madh Gregori, nuk është i tiji, por i babait, Kristaqit. Lajmi shokoi atëherë gjithë publikun, e jo më ata që lidheshin direkt e ishin protagonistë të tij. Ka edhe shumë e shumë të tjera po kaq të rënda, por nuk ja vlen të zgjatemi, sepse Bazja sado shpëlarje truri ti ketë bërë, nuk besojmë se ja ka fshirë komplet kujtesën.

Të jenë këto ngjarje mediatike që e kanë traumatizuar Ramën deri në këtë pikë, sa po bëhet edhe qesharak për komunitetin e gazetarëve, edhe frikësues për ndërkomëtarët, në tentativat e tija meskine për të futur me çdo kusht një nen kundër medies, në çdo ligj që i del përpara?

Duke biseduar për këtë çështje që vërtet po bëhet serioze me disa kolegë, njëri prej tyre për të shpjeguar se çfarë po ndodh me kryeministrin, në raport me këmbënguljen e tij që të bëjë me çdo kusht, një ligj që tu ulë kokën gazetarëve, tregoi këtë anektdodë;

Ramiu ishte një djalosh që nga të gjitha pikëpamjet, futej te njerëzit normal. Por ai kishte një fiksim me gjitonin e tij, Hasanin. Sa herë që i jepej mundësia, bënte një palë llastiqe dhe shkonte dhe thyente xhamat e shtëpisë së tij. E bëri problem, njëherë, dy herë Hasani, në lagje dhe në shtëpinë e djalit, por ai nuk hiqte dorë. Ndërro xhamat Hasani, thyej prapë Ramiu. Merri llastiqet nga dora Hasani, bëj të tjera, e thyej prapë xhamat e dritares Ramiu.

U trash zullumi, u njoftua edhe policia. Kërkonte falje Ramiu sa herë kapej me llastiqe në dorë, premtonte se nuk do ta përsëriste më, por sapo të gjithë kujtonin se ishte mbyllur ajo histori, shfaqej sërish natën me llastiqe Ramiu, e thyente xhamat e Hasanit.

Atëherë, u detyruan ta çojnë në spitalin psikiatrik dhe ta mbyllin aty, deri sa të shërohej nga fiksimi i tij. Kalojnë kështu 6 muaj dhe del Ramiu përpara komisionit të mjekëve, sepse aty brenda sillej si njeri krejtësisht normal. Nisën pyetjet;

Çfarë do bësh Rami pasi të dalësh që këtej?

Po çfarë do bëjë, si gjithë njerëzit e tjerë. Do të gjejë një punë.

Shumë mirë, po pastaj?

Pastaj do të blej një biçikletë që të shkoj sa më shpejt në punë…

Bravo, ti qenke normal. Po pastaj?

Pastaj-tha Ramiu- do ti çajë me thikë rrotat e biçikletës, do ti marrë komardaren, do bëjë llastiqe dhe do shkojë të thyej xhamat e Hasanit.

E morën doktorët dhe e plasën prapë brenda, edhe për 6 muaj të tjerë deri sa i erdhi radha intervistës tjetër. Ramiu edhe këtë herë, ju përgjigj të njëjtave pyetje si një njeri normal, vetëm se në vend të biçikletës kishte vendosur që të shkonte në punë me makinë. Kur mjekët gati po bindeshin se tashmë ishte normal, Ramiu ju plasi sërish fiksimin e tij; do çajë gomat e makinës, do marë komardaren dhe me atë do bëjë llastiqe që të thyej xhamat e Hasanit. Të zhgënjyer doktorët e mbyllën edhe një vit tjetër Ramiun në çmendinë.

Për herë të tretë dhe të fundit, duke shpresuar se kishte hequr dorë nga fiksacioni i tij, Ramiun e thirrën edhe njëherë në komision. Pyetja ishte e njëjtë, “çfarë do bësh kur të dalësh jashtë?”. Këtë herë u duk se kishte reflektuar vërtet.

Pasi të dalë prej këtej, do të gjejë një nuse

Shumë mirë, bravo. Po pastaj?

Pastaj do martohem, do bëjë dasmë të madhe dhe do ti ftojë të gjithë, edhe Hasanin.

Të lumtë Rami, qenke shëruar. Po pastaj?

Pastaj do bëjë edhe unë si bëjnë gjithë të tjerët. Do ta marrë nusen dhe do ta çojë në krevat, do ti heq të mbathurat…

Bravo-bërtitën të gëzuar mjekët-mund të dalësh tani Rami

U çua Ramiu dhe u nis për të ikur, por njëri nga doktorët e ngacmoi edhe më tej; Po pastaj?

Ramiu u kthye dhe e pa i çuditur, sikur doktori të ishte i çmendur.

Çfarë do bëjë pasi t’ia heq mbathjet? Do t’u marrë llastikun, do bëj llastiqe dhe do shkojë të thyej xhamat e Hasanit…  

Të gjithë qeshën me këtë histori, të treguar për të bërë një krahasim me atë që po ndodh me Edi Ramën në raport me median, por në fakt këmbëngulja e tij e pashembullt për të bërë një ligj anti lirisë së medias, është për t’u alarmuar. Se ndoshta Ramiu është ende në çmendinë dhe Hasani ka shpëtuar, por Rama është Kryeministër dhe me pushtet që çdo ditë e zgjeron/ Syri.net  

Kryesore
Të ngjashme

One Response to Shënim/ Ligjet antimedia të Ramës, frikë nga mëkatet apo traumë psikike?

  1. merita

    super shkrim,

     

Leave a Response

Deri ditën e djeshme sasi e drogës shqiptare të kapur që raportohej ...
Kryeministri Edi Rama vazhdoi dje në seancën parlamentare të radhës, betejën e ...
Blendi Fevziu e pyeti Kryeministrin se ç’vepra publike ka bërë në 32 ...
Ai pohoi se: SHPËRNDAJE NË: TwitterFacebookGoogle+Buffer Kryesore Titujt kryesorë. Faqet e para ...
Pavarësisht se kanë kaluar 25 vjet që kur Shqipëria është futur në ...
Sot Edi Rama dhe mëkëmbësi i tij tek tenderat e shëndetësisë Ilir ...
Në një dalje publike, Ilir Meta ka bërë një deklaratë lidhur me ...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në përpjekje për të thënë se Shqipëria ...
“Pazari i Roskovecit” duket se do të harrohet, sepse “Pazari i Peshkopisë” ...
Kam ndjekur me vëmendje situatën dhe tensionin mediatik të krijuar këto ditë ...
“Krenaristi Kanabist” e etikentonte Lapsi.al Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në një ...
Tim Judah është një analist politik i gazetës britanike ‘The Economist’. Ka qenë shumë i angazhuar, ndër të tjera, edhe për ngjarjet në ish-Jugosllavi e Kosovë dhe shkruan artikuj analitikë e reportazhe për vendet e Ballkanit. Ai ka bërë disa reportazhe edhe për Shqipërinë, dhe gjithnjë është kujdesur të jetë në anën e Edi Ramës, duke e përshkuar si një reformator, madje duke mos munguar të marrë prononcime edhe nga Erion Veliaj. Para disa javësh erdhi në Dhërmi me helikopter Toni Bler që mesa duket ndër të tjera bisedoi më Ramën edhe për reputacionin shumë negativ që është ...
Edi Rama ka caktuar si koordinator të partisë në zgjedhjet e pjesshme ...
Përgjigjen e pyetjes “pse nuk bëhet rruga e Arbrit” e dha sot ...
Shprehja e mençur e popullit, “vesi del me shpirtin”, kuptim e saj ...
Liberalizimi i jashtëzakonshëm i të bërit medie që ashtu si në gjithë ...
“…Lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit ka qenë dhe mbetet prioritet ...
 Pa u tharë mirë boja e firmës së Presidentit të Republikës Bujar ...
HARTA E FAQES SHERBIME