Shënim/ Nuk e ka për herë të parë! 

rama-liria e mediave

Liberalizimi i jashtëzakonshëm i të bërit medie që ashtu si në gjithë botën, karakterizoi edhe vendin tonë këto vitet e fundit, duket se e ka vënë në hall të madh kryeministrin Edi Rama. Menjëherë pasi erdhi në pushtet si një njeri që e kishte ndërtuar karrierën e tij nëpërmjet populizmit, të amplifikuar fuqishëm në medie, gjëja e parë që bëri ishte lajkatimi, blerja dhe aty ku nuk i ecte përkohësisht, përdori shantazhin ndaj gazetave dhe televizioneve. Dhe jo se nuk ja arriti në 90% të rasteve, qëllimit të tij. Por “papritur” shpërtheu edhe në vendin tonë një mënyrë tjetër e të bërit gazetari, ajo nëpërmjet portaleve online. Ashtu si çdo risi, edhe shumë nga këto medie fillimisht u karakterizuan nga hallakatja profesionale, nxitimi dhe jo rrallë herë ranë në grackën e dezinformimit. Gjithsesi ato patën dhe kanë një të mirë të madhe; zhdukën monopolet në këtë fushë.

I gjendur përball këtij realiteti të ri, Edi Rama nxitoi të ndërtojë edhe ai “portalet e tij, por kjo nuk solli asgjë më shumë, sesa reaksionin zinxhir të kundërpërgjigjes. Papritur kryeministri kuptoi se ëndrra e tij e vjetër për të qenë shef i të gjithë medieve ishte e parealizueshme, sado financa dhe ndere kryeministrore të investonte. Atëherë vendosi se meqenëse nuk i blinte dot të gjitha, tu mbyllte gojën duke i shantazhuar dhe kërcënuar me anë të një ligji që kalkulonte në mendjen e tij.

Kështu në muajin në nëntor të vitit 2015, detyrën e parë që i ngarkoi ministres për marëdhëniet me parlamentin, (prodhim i dalë direkt nga duart e tija) ishte ndërhyrja në Kodin Penal, me qëllim kriminalizimin “e shpifjes”. Sipas këtij ligji, gazetarët që do të “shpifnin” ndaj zyrtarëve dhe qeveritarëve të lartë, do të dënoheshin deri në tre vjet burg. Ja çfarë thoshte ky projektligj (“Vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga shtetasit”, në kreun “krime kundër autoritetit të shtetit”), i shkruar direkt nga dora e Edi Ramës dhe firmosur nga Felaj: “Shpifja e kryer botërisht ndaj një funksionari të lartë shtetëror apo të zgjedhur, me qëllim atribuimin atij të një fakti që parashikohet nga ligji si vepër penale, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”.

Kjo tentativë e turpshme, edhe për vende me gjysmë demokraci që habiti dhe alarmoi partnerët ndërkombëtar të BE dhe SHBA, u çua gati fshehtas në Kuvend. Lexoni se çfarë shkruhej në realacionin shqërues të projektligjit, i përgatitur nga ministria Felaj: “Ky projektligj vjen si propozim i Kryeministrit. Arsyeja e propozimit të kësaj dispozite është ajo e penalizimit të cilitdo që, duke abuzuar me lirinë e shprehjes, përhap qëllimisht, me çfarëdolloj mjeti dhe mënyre, shpifje ndaj një zyrtari të lartë shtetëror apo të zgjedhur, të natyrës të tillë që i ngarkon këta të fundit me fakte që ligji penal i parashikon si vepra penale”.

Reagimi ishte i furishëm. Të parët ishin përfaqësuesit e opozitës dhe komuniteti i gazetarëve. Menjëherë pas tyre ashpër reaguan edhe aleatët perëndimorë, BE, SHBA, të cilët jo vetëm vunë veton për mos kalimin e këtij ligji, por paralajmëruan edhe ministrin e jashtëm Bushati dhe parlamentin shqiptar që nëse do të miratohej ai ligj, pasojat do të ishin të paparashikueshme.

“Institucionet dhe zyrtarët publikë nuk duhet të gëzojnë mbrojtje shtesë ndaj deklaratave kritike. Përkundrazi, ata duhet të tolerojnë në një shkallë më të gjerë kritikat, sesa qytetarët e thjeshtë. Sanksionet penale për shpifje janë të ekzagjeruara dhe të pazbatueshme…”, deklaroi atëhere OSBE.

I kapur gafil në tentativën e tij për të shantazhuar me ligj e burg medien e lirë, ashtu si e ka zakon, Rama i futi një injetro të fortë, duke ngritur si gjithmonë alibinë se “ e kishin keqkuptuar”. Ja çfarë shkruante i kapuri “me presh në dorë” në Facebook-un e tij: “Shteg për një keqkuptim të madh! Asnjë lidhje me shtypin kriminalizimi i shpifjes! Jo, shpifja duhet të jetë vepër penale për çdo politikan që paguhet me taksat e popullit!”.

U zbyth, por nuk hoqi dorë!

Tani pas një viti, pasi dështoi duke ndërhyrë sipas qejfit në draftin për Reformën në Drejtësi, duke përfituar edhe nga toleranca e çuditshme e opozitës, për hermetizmin sesi u krye dhe po vazhdon ky proces, përsëri në mënyrë të fshehtë, të pabesë, bën tentativën e dytë për të gjunjëzuar të vetmen dritare (të cilës i vë perde të trasha e tulla çdo ditë) që i ka ngelur demokracisë në vend, medien.

Përmes një neni të posaçëm në draftin e ndryshimeve të Reformës në Drejtësi, urdhëruar “kalorësin” e tij të këtyre punëve Fatmir Xhafën, të fuste tinëz nga opozita po e po, por edhe nga aleati-armik LSI,  e një nen të posaçëm që ashtu si ai i pari, kërcënon e shantazhon gazetarët me tre vite burg. Nuk dihet se përse është i fiksuar te “3 vite burg” për gazetarët, por një gjë është e sigurtë, ai tashmë na e ka bërë të qartë se çfarë mendon dhe çfarë planesh ka për ne, pavarësisht se dështoi edhe me nenin 13.

Ndërkohë që vendi kërkon ndërhyrje të jashtëzakonshme politike, sepse ka shkuar në përfund nga krimi, rrënimi ekonomik, varfëria.., kryeministrit i punon mendja për të nxjerrë ligje “të jashtëzakonshme”, kundër medies. Në qoftë se ky vend ka nevojë për ndonjë ligj specifik, tani sa nuk është vonë, duhet të jetë ai që përcakton qartë kriteret psiko-kriminale të njeriut që drejton dhe mund të drejtojë në të ardhmen, qeverinë e shqiptarëve./Syri.net

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Deri ditën e djeshme sasi e drogës shqiptare të kapur që raportohej ...
Kryeministri Edi Rama vazhdoi dje në seancën parlamentare të radhës, betejën e ...
Blendi Fevziu e pyeti Kryeministrin se ç’vepra publike ka bërë në 32 ...
Ai pohoi se: SHPËRNDAJE NË: TwitterFacebookGoogle+Buffer Kryesore Titujt kryesorë. Faqet e para ...
Pavarësisht se kanë kaluar 25 vjet që kur Shqipëria është futur në ...
Sot Edi Rama dhe mëkëmbësi i tij tek tenderat e shëndetësisë Ilir ...
Në një dalje publike, Ilir Meta ka bërë një deklaratë lidhur me ...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në përpjekje për të thënë se Shqipëria ...
“Pazari i Roskovecit” duket se do të harrohet, sepse “Pazari i Peshkopisë” ...
Kam ndjekur me vëmendje situatën dhe tensionin mediatik të krijuar këto ditë ...
“Krenaristi Kanabist” e etikentonte Lapsi.al Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në një ...
Tim Judah është një analist politik i gazetës britanike ‘The Economist’. Ka qenë shumë i angazhuar, ndër të tjera, edhe për ngjarjet në ish-Jugosllavi e Kosovë dhe shkruan artikuj analitikë e reportazhe për vendet e Ballkanit. Ai ka bërë disa reportazhe edhe për Shqipërinë, dhe gjithnjë është kujdesur të jetë në anën e Edi Ramës, duke e përshkuar si një reformator, madje duke mos munguar të marrë prononcime edhe nga Erion Veliaj. Para disa javësh erdhi në Dhërmi me helikopter Toni Bler që mesa duket ndër të tjera bisedoi më Ramën edhe për reputacionin shumë negativ që është ...
Edi Rama ka caktuar si koordinator të partisë në zgjedhjet e pjesshme ...
Përgjigjen e pyetjes “pse nuk bëhet rruga e Arbrit” e dha sot ...
Shprehja e mençur e popullit, “vesi del me shpirtin”, kuptim e saj ...
Liberalizimi i jashtëzakonshëm i të bërit medie që ashtu si në gjithë ...
“…Lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit ka qenë dhe mbetet prioritet ...
 Pa u tharë mirë boja e firmës së Presidentit të Republikës Bujar ...
HARTA E FAQES SHERBIME