Shënim/ Fletë-rrufetë e shifrave të Policisë 

tahiri

“…Lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit ka qenë dhe mbetet prioritet i Policisë së Shtetit, e cila në bashkëpunim me partneret ndërkombëtarë, po regjistron edhe këtë vit arritje të rëndësishme në këtë luftë”.

Paragrafi i mësipërm është pjesë nga reagimi zyrtar i Ministrisë së Brendshme rreth deklaratave të PD për akuza ndaj drejtuesve të Policisë së Shtetit. Pra Ministria vijon t’i qëndrojë fort argumentit të saj se lufta ndaj drogërave, e në veçanti ndaj kanabisit vijon të njohë suksese. Po si shpjegohet atëherë që sasitë e drogës në këto tre vite, bazuar tek të dhënat zyrtare që jo pakkush mund të pyesë sesa të vërteta janë, vijojnë të rriten? Ky është indikatori që tregon forcën reale të strukturave policore, që ato kanë rilindur dhe nuk janë palë me krimin? Kur forca goditëse rritet në kohë normalisht shoqërohet dhe me një ulje apo reduktim të fenomenit. Po kjo po ndodh tek ne? A nuk duhet parë përtej këtyre shifrave?

Në kuptimin që edhe pse shitet si sukses, a nuk duhet ndaluar dhe analizuar çfarë thonë në të vërtetë këto shifra? Kur sasitë e kapura rriten në vijimësi, pa vënë në diskutim të paktën për një moment sesa përputhet kjo situatë me atë çka raportohet në çdo cep të Shqipërisë, kjo të paktën e nxjerr zbuluar Policinë e Shtetit, në një nga objektivat kryesore që një organizatë e tillë duhet të ketë. Atë të parandalimit të fenomeneve të tilla, siç është ai i mbjelljes së kanabisit. Detyra kryesore e Policisë nuk është vetëm goditja, por parandalimi i fenomeneve kriminale! Dhe askush nuk thotë dot më që ky nuk është fenomen, por vetëm një problem i përkohshëm me të cilin po përballen çunat dhe gocat e Policisë! Fatkeqësisht askush nuk po flet më për këtë çështje. Sepse, edhe kjo e ka një argument, është qelbur aq shumë situata me “jeshillëkun” anekënd vendit sa nuk ka më njeri kohë të merret dhe analizojë detyrat e Policisë. Madje as vetë Policia! Keni dëgjuar për ndonjë analizë apo “ndëshkim” të ndonjë zyrtari të lartë pikërisht sepse ka munguar parandalimi në kohë i këtij fenomeni? Në kushte të njëjta të aplikuara në të gjithë vendin, do të duhet të kishim përsëri mbjellje kanabisi dhe në Lazarat dhe po kështu, si pjesë e treguesit të forcës goditëse të Policisë së Shtetit, do të kishim një rritje të sasive të kapura të mbjellura.

Kjo nuk po ndodh! Policia ia ka dalë ta fshijë Lazaratin nga harta problematike e mbjelljes së drogës në Shqipëri. Tregues i forcës goditëse në këtë rast! Nëse për Lazaratin u përdor taktika e karrotës dhe më pas e shkopit që shumëkush e quajti të suksesshme, përse një përqasje e tillë nuk po zbatohet më? U janë shtrembëruar këmbët drejtuesve të shkretë duke ngjitur gërxhet e malet anekënd Shqipërisë sa nuk munden më të luajnë futboll për t’u miqësuar me banorët e këtyre zonave problematike? Mesa duket nuk kanë më nevojë t’i hedhin hi syve njerëzve për t’i goditur më pas, nuk luajnë më futboll, sepse kanë rënë dakord për sasitë që do të kapen dhe ato që do të “fluturojnë si mall i pataksuar” në rrugë detare apo tokësore. Kur shifrat tregojnë rritje, siç është rasti këto dy vitet e fundit me sasitë e kapura të kanabisit të mbjella anembanë Shqipërisë, vetëm fotografimi ajror që partnerët ndërkombëtarë bëjnë mbetet si alternativa e vetme parandaluese. Edhe kjo në fakt nuk dihet saktësisht se çfarë ka zbuluar, sepse informacionet janë të kufizuara.

Por nuk mund të quhet sukses! Jo të paktën i agjencive perëndimore që asistojnë Policinë prej shumë vitesh, sepse funksionet që mbulojnë bazuar në marrëveshjet që kanë me shtetin Shqiptar janë shumë më të gjera se kaq! Nuk dihet tamam kush po i përdor të dhënat e fotografimit ajror, Policia jo sigurisht! Sepse në rast të kundërt do të duhej të ulnin kokën dhe pranonin faktin që tashmë jemi kthyer në një vend “mjedisor”, hambarët plot me jonxhë, me bujqësi të zhvilluar që punëson mijëra njerëz, që prodhon kapitale financiare vërtet serioze që më pas kthehen në investime strategjike ku zhvillohet turizmi me resorte fantastike dhe ku Qeveria me nje vendim fal mijëra hektarë tokë tek investitorë strategjikë të cilët pakkush i njeh. Ne jemi kthyer në një vend ku nuk flitet më për fenomenin, për problematikën, por harxhojmë gjithë ditën e Perëndisë duke u marrë me individin. Ne na shqetëson përse nuk vajti Blushi tek dreka e Metës, përse nuk u angazhua për formimin e qeverisë teknike, por harrojmë të pyesim përse nuk flet ai për Shqipërinë mjedisore që po na shohin sytë dhe dëgjojnë veshët çdo ditë?/Syri.net/

Kryesore
Të ngjashme

One Response to Shënim/ Fletë-rrufetë e shifrave të Policisë

  1. A

    Po me Blushin ç’pate?

     

Leave a Response

Deri ditën e djeshme sasi e drogës shqiptare të kapur që raportohej ...
Kryeministri Edi Rama vazhdoi dje në seancën parlamentare të radhës, betejën e ...
Blendi Fevziu e pyeti Kryeministrin se ç’vepra publike ka bërë në 32 ...
Ai pohoi se: SHPËRNDAJE NË: TwitterFacebookGoogle+Buffer Kryesore Titujt kryesorë. Faqet e para ...
Pavarësisht se kanë kaluar 25 vjet që kur Shqipëria është futur në ...
Sot Edi Rama dhe mëkëmbësi i tij tek tenderat e shëndetësisë Ilir ...
Në një dalje publike, Ilir Meta ka bërë një deklaratë lidhur me ...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në përpjekje për të thënë se Shqipëria ...
“Pazari i Roskovecit” duket se do të harrohet, sepse “Pazari i Peshkopisë” ...
Kam ndjekur me vëmendje situatën dhe tensionin mediatik të krijuar këto ditë ...
“Krenaristi Kanabist” e etikentonte Lapsi.al Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në një ...
Tim Judah është një analist politik i gazetës britanike ‘The Economist’. Ka qenë shumë i angazhuar, ndër të tjera, edhe për ngjarjet në ish-Jugosllavi e Kosovë dhe shkruan artikuj analitikë e reportazhe për vendet e Ballkanit. Ai ka bërë disa reportazhe edhe për Shqipërinë, dhe gjithnjë është kujdesur të jetë në anën e Edi Ramës, duke e përshkuar si një reformator, madje duke mos munguar të marrë prononcime edhe nga Erion Veliaj. Para disa javësh erdhi në Dhërmi me helikopter Toni Bler që mesa duket ndër të tjera bisedoi më Ramën edhe për reputacionin shumë negativ që është ...
Edi Rama ka caktuar si koordinator të partisë në zgjedhjet e pjesshme ...
Përgjigjen e pyetjes “pse nuk bëhet rruga e Arbrit” e dha sot ...
Shprehja e mençur e popullit, “vesi del me shpirtin”, kuptim e saj ...
Liberalizimi i jashtëzakonshëm i të bërit medie që ashtu si në gjithë ...
“…Lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit ka qenë dhe mbetet prioritet ...
 Pa u tharë mirë boja e firmës së Presidentit të Republikës Bujar ...
HARTA E FAQES SHERBIME