FOTO/ Aksident tragjik në Greqi nga përplasja e anijeve: 3 të vdekur dhe 4 të plagosur 

16-13572216513522

Të paktën tre persona janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur pasi një motoskaf dhe një anije turistike u përplasën me njeri-tjetrin në ishullin Aegina. Lajmi u bë i ditur nga Roja Bregdetare e Greqisë për SkyNews, transmeton Syri.net.

Ndër viktimat e nxjerra nga uji është një fëmijë 2 vjeç, një burrë që mendohet se është babai i tij si dhe një person tjetër. Nga të dhënat në përditësim, një trup është gjendur në 20 m thellësi në zonën ku ndodhi aksidenti.

Një operacion kërkim-shpëtimi ka nisur dhe disa njerëz janë shpëtuar sipas Rojes Bregdetare.

Mendohet se 15-20 persona ndodheshin në anijen turistike, por nuk dihet sesa njerëz ishin në bordin e motoskafit, thanë zyrtarët.

Një dëshmitar tha për televizionin Mega të Greqisë se “pamë më shumë se tetë-nëntë veta në det…disa ishin duke notuar, të tjerët ishin pa ndjenja, të vdekur.”

Një tjetër dëshmitar tha se motoskafi ishte ndarë më dysh, kur foli për radion Sky. 

Kombësitë e viktimave nuk janë bërë të ditura ende, transmeton syri.net.

Dy anije patrullimi dhe një helikopter janë përfshirë në operacionin e kërkim-shpëtimit ndërsa anijet private po ndihmojnë.

Anija turistike ishte duke transportuar njerëzit nga Aegina në një plazh aty pranë në ishullin e braktisur Moni.

Detajet sesi ka ndodhur aksidenti janë të paqarta thanë autoritetet./Syri.net

sugkrousi-skafwn-anoixta-tis-aiginas_28.w_l upl57b301793bfc3

2 1

5cf455db1760462b2b7ceeeeb8b88b01

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Udhëtarët në aeroportin e Rodhosit në Greqi janë nxjerrë nga ambientet e ...
Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka thirrur me urgjencë mbledhjen e Komisionit të ...
Pas shqetësimit të ngritur nga Syri.net për disa ushtarakë rusë në Shqipëri, ...
Shumë bujë u bë në atë kohë për këtë vrasje, ndërsa sot ...
Një tërmet i shkallës 5 ka goditur brigjet e bregdetit grek, gjegjësisht ...
Pas zbulimit të “Eskobarit” shqiptar Kement Balili që kërkohet nga Greqia, policia ...
Një helikopter ushtarak Apache është rrëzuar mëngjesin e sotëm në Greqi gjatë ...
Një zjarr i fuqishëm ka rënë në kampin e refugjatëve në ishullin ...
Televizioni më i madh në Greqi, MEGA, që nga dita e nesërme ...
Moti i keq ka shkaktuar një kaos total në Greqi, duke regjistruar ...
Shqiptarët vazhdojnë të renditen të parët në Greqi për parregullsi në dokumentacion ...
Greqia përfitoi sot 246 milionë euro gjatë ankandit për caktimin e kompetencave ...
Një organizatë kriminale që vepronte në ishullin Kos të Greqisë është shkatërruar ...
Kryeministri grek, Aleksis Cipras, kërkon një tjetër reduktim të borxhit shtetëror dhe ...
Dy tërmete kanë tronditur sot Greqinë, lëkundjet e të cilit u ndjenë ...
Një tjetër histori droge vjen nga Greqia për një organizatë kriminale të ...
Të paktën tre persona janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur ...
Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar në Kosovë, Tahir Veliu është ...
HARTA E FAQES SHERBIME