SHENIM/ Dilema e Metës dhe përse ka frikë Rama nga zgjedhjet në Dibër dhe Kavajë? 

rama-meta-roshi

 Pa u tharë mirë boja e firmës së Presidentit të Republikës Bujar Nishani, mbi dekretin që shpallte si ditë të zgjedhjeve për kryetarin e ri të bashkisë Dibër më 11 shtator të këtij viti, Partia Socialiste nisi presionin dhe kërcënimet për tërheqjen e tij.

Presidenti e nxori dekretin e zgjedhjeve menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shkarkoi përfundimisht, edhe formalisht nga detyra e kryetarit të bashkisë Shukri Xhelilin e PS-së, i cili gjendet në qeli për veprën e ngacmimit dhe favorit seksual, duke shfrytëzuar detyrën. Pasi presidenti nuk u tërhoq, Rama këmbënguli dhe e çoi për pezullim dekretin në Gjykatën Administrative. Dje gjyqtari i kësaj gjykate, Gentjan Hamiti hodhi poshtë këtë kërkesë, duke mos e pranuar fare, por duke lënë edhe një mundësi ankimimi për këtë vendim, në Gjykatën e Apelit Administrativ.

Është e sigurt që Rama do ta ndjek edhe këtë hap të fundit në funksion të përpjekjeve të tija të dëshpëruara, për të shmangur sa të mundet një ballafaqim të parakohshëm elektoral, qoftë edhe në bashki të vogla si ajo e Peshkopisë, apo e Kavajës ku refuzon ta shkarkojë mikun e tij të ngushtë nën arrest, Elvis-Ervin-Enver (Roshi)-Enver Proshi-Baskim Hallulli.

Po përse ka frikë Rama nga një përballje elektorale, edhe pse ato bëhen në zona që ai i ka fituar njëherë?

Të dyja këto zona zgjedhore, edhe Dibra edhe Kavaja, tradicionalisht janë njohur si “bastione” të PartIsë Demokratike. Edhe për gabime të përfaqësuesve të kësaj të fundit në këto dy qarqe, por veçanërisht si pasojë e bashkëpunimit të fortë me LSI-në, premtimeve me “thes të shpuar”,  përçarjes dhe “rrëmbimit”, si në rastin e Peshkopisë, Partia Socialiste arriti ti fitojë këto dy bashki. Ribërja e zgjedhjeve në këto dy zona (Për Dibrën tashmë kemi një datë, 11 shtatorin), do të ishte një test i shkëlqyer për Edi Ramën në radhë të parë, por veçanërisht për koalicionin PS-LSI.

Nervozizmi i Ramës dhe heshtja kuptimplotë e Metës për debatin e stisur, a duhet të ketë zgjedhje në dy bashki ku kryetarët janë kapur me presh në dorë dhe janë nën masa arresti, tregon se këto zgjedhje më shumë se betejë zgjedhore opozitë-mazhorancë, do të jenë një lakmus për të para më në fund në mënyrën më transparente, se deri ku kanë arritur punët mes dy bashkëkryetarëve të aleancës dhe partive të tyre, pas 3 viteve bashkëqeverisje dhe sidomos pas zhvillimeve të fundit për Reformën në Drejtësi.

Përveç faturës së mbingarkuar të mos mbajtjes së premtimeve, korrupsionit, varfërisë vrastare, që solli në të kundërt të asaj që shiti me anë të Rilindjes së tij, Rama ka edhe hesape individuale në këto zgjedhje. Të dy kryetarët e tij, që do të duhen të zëvendësohen, plotësojnë anët e një monedhe që u prezantua si flori i pastër dhe rezultoi ndryshk që nuk ka tetanos ti bëjë derman. Edhe imagjinata më e shfrenuar, nuk do të mund të vizatonte përnjëherësh, atë që personifikojnë dy të zgjedhurit e Ramës në krye të punëve për komunitetet e Dibrës dhe Kavajës. Njëri përfaqësues i denjë i krimit, korrupsionit, gangsterit aventurier që ka ringjallur Arturo Ui-në dhe tjetri, fytyrë e degjenerimit, peversitetit, llumit të vlerave morale që mund të gjenden te një njeri.

Opozita e ka gabim kur thotë, se Rama mbron Roshin me pesë emra të Kavajës dhe vrimën e brekëve të Shukriut të Dibrës. Jo ai është thjesht në tentativë përpëlitëse për të mbrojtur statukuonë e tij tashmë formale, si i parë i këtij vendi. Nëse do të dështojë në planin për të mos bërë zgjedhje në zonat e mësipërme, por veçanërisht në të gjithë vendin ashtu siç janë gjasat, kemi për të parë një Ramë që do të flakë jo vetëm Roshin dhe Xhelilin, por edhe shumë të tjerë që ka në rrethin e ngushtë. Dikush duhet ta paguajë faturën e dështimit të turpshëm të Rilindjes së tij dhe përveç Ilir Metës dhe LSI, shumë emrave të tjerë surprizë, pritet tu vihet koka në gijotinë.

Nga ana tjetër, duket hapur që Rama ka frikë të zhvillojë zgjedhje, edhe për faktin se nuk është gati të përballojë një hakmarrje të mundshme të Ilir Metës.

Ai vetë i pari, (por nuk janë të pakët, as të zemëruarit në bazë të partisë së tij, LSI), të cilët përjetuan “thikat pas shpine” të Ramës dhe PS në zgjedhjet e vitit  2015, ka shansin të tregojë se Rama është thjesht një dështim elektoral kur garon i vetëm. Zgjedhjet e papritura në Kavajë dhe Dibër u kujtojnë atyre, se çfarë ndodhi në Vorë, në Lezhë apo në Pogradec, vetëm 1 vit më parë.  “Pazarin e Roskovecit” të artikuluar nga Luan Rama, baza e LSI e përktheu ashtu si duhej, një tradhti elektorale dhe shkelje të marrëveshjes nga ana e Edi Ramës. Kavaja dhe Dibra janë një rast i përshpejtuar fatlum, për ti kthyer kryeministrit haraçin, i cili dhemb ende te LSI.

Rasti i Peshkopisë dhe i Dibrës është më tipiku, pikërisht ai ku Meta mund ti tregojë Ramës se është krejtësisht në duart e tij. Në zgjedhjet e vitit 2013, koalicioni PS-LSI, edhe pse fitoi me një rezultat që u quajt spektakolar për të majtën në Dibër, ata vetëm barazuan numurin e votave me ato të PD-së që u paraqit në vitin e saj më të keq. PS-LSI, morrin 35 mijë vota dhe po 35 mijë vota kapi edhe PD. Por nëse shikojmë rezultatin e zgjedhjeve më të hershme kur PS nuk ishte në koalicion me LS, PD ka fituar 40.000 vota kundrejt vetëm 22.000 të gjithë së majtës.

Nëse shohim zgjedhjet e fundit lokale ku Rama bëri kryetar Shukriun, tashmë “legjendë” e rrjeteve sociale dhe më tej, PS kishte vetëm 6876 vota të vetat, kundrejt 8101 të Partisë Demokratike që garoi e vetme. Ishte diferenca prej pothujse 3000 votash, e LSI, që bëri që Xhelili, të merrte karrigen e krybashkiakut të Peshkopisë, me një diferencë prej pothuajse 200 votash dhe pastaj të niste e të shiste vende pune, në këmbim të seksit.

Pra Meta, pa pritur zgjedhje të tjera të parakohshme apo të kohëshme, e ka mundësinë që një muaj më vonë, më 11 shtator, ti japë një mësim të mirë kryeministrit.

Për këto dhe të tjera Ramës i ka hyrë frika deri në palcë dhe në dëshpërim, po bën gjithçka që të shmang zgjedhjet e afërta në Dibër dhe Kavajë. Po Meta çfarë do të bëjë?

Një gjë mund të thuhet e sigurt, ai në këto raste është gjithmonë në dilemë, sepse në mendjen e tij më së shumti lëvrijnë benefitet e pushtetit, sesa një braktisja e tyre pas një ndarjeje përfundimtare që do të provokohej, nëse rrëzohet Rama në Dibër dhe Kavajë.

Edhe pse ai po përpiqet të stimulojë perceptimin, se lëvizjet e tija në vazhdim janë “një mister”, ajo që duket hapur është se ai edhe këtë rast të artë, do ta përdor sërish për të shantazhuar Ramën në shkëmbim të rritjes së pjesës së tij të tortës dhe ndonjë konvertimi tjetër në influenca, qoftë edhe duke i maskuar këto, në rastin kur PS mund ti lërë kandidatët për këto bashki.

Rama të cilit i duhet kohë më shumë se çdo gjë tjetër, duket se do ta kapërdijë edhe këtë shantazh të aleatit-armik, deri në momentin që të jetë gati, që nga një çakall i plagosur gjithmonë në tërheqje, të shndërrohet në “tigër” që bën copë-copë atë që i ka marrë me dhunë, një pjesë të mirë të gjahut.

SYRI.net

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Deri ditën e djeshme sasi e drogës shqiptare të kapur që raportohej ...
Kryeministri Edi Rama vazhdoi dje në seancën parlamentare të radhës, betejën e ...
Blendi Fevziu e pyeti Kryeministrin se ç’vepra publike ka bërë në 32 ...
Ai pohoi se: SHPËRNDAJE NË: TwitterFacebookGoogle+Buffer Kryesore Titujt kryesorë. Faqet e para ...
Pavarësisht se kanë kaluar 25 vjet që kur Shqipëria është futur në ...
Sot Edi Rama dhe mëkëmbësi i tij tek tenderat e shëndetësisë Ilir ...
Në një dalje publike, Ilir Meta ka bërë një deklaratë lidhur me ...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në përpjekje për të thënë se Shqipëria ...
“Pazari i Roskovecit” duket se do të harrohet, sepse “Pazari i Peshkopisë” ...
Kam ndjekur me vëmendje situatën dhe tensionin mediatik të krijuar këto ditë ...
“Krenaristi Kanabist” e etikentonte Lapsi.al Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në një ...
Tim Judah është një analist politik i gazetës britanike ‘The Economist’. Ka qenë shumë i angazhuar, ndër të tjera, edhe për ngjarjet në ish-Jugosllavi e Kosovë dhe shkruan artikuj analitikë e reportazhe për vendet e Ballkanit. Ai ka bërë disa reportazhe edhe për Shqipërinë, dhe gjithnjë është kujdesur të jetë në anën e Edi Ramës, duke e përshkuar si një reformator, madje duke mos munguar të marrë prononcime edhe nga Erion Veliaj. Para disa javësh erdhi në Dhërmi me helikopter Toni Bler që mesa duket ndër të tjera bisedoi më Ramën edhe për reputacionin shumë negativ që është ...
Edi Rama ka caktuar si koordinator të partisë në zgjedhjet e pjesshme ...
Përgjigjen e pyetjes “pse nuk bëhet rruga e Arbrit” e dha sot ...
Shprehja e mençur e popullit, “vesi del me shpirtin”, kuptim e saj ...
Liberalizimi i jashtëzakonshëm i të bërit medie që ashtu si në gjithë ...
“…Lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit ka qenë dhe mbetet prioritet ...
 Pa u tharë mirë boja e firmës së Presidentit të Republikës Bujar ...
HARTA E FAQES SHERBIME