VIDEO-INTERVISTA/ Boksieri Nuri Seferi: Pas Ismail Qemalit, respektoj Ismail Morinën /E PLOTË 

nuri seferi

Boksieri Nuri Seferi, në një intervistë për emisionin “Fakt” në Syri.net ka treguar arsyet përse humbi përballë kampionit të botës në Poloni si dhe ka shtuar se në shtator e pret ndeshja e radhës, të cilën e cilëson si ndeshja e karrierës.

Për Seferin, personi që ai respekton më shumë pas Ismail Qemalit është Ismail Morina, i njohur ndryshe si Ballist Morina, personi që ngriti në Beograd dronin me flamurin e Shqipërisë së Madhe.

Sa u përket ndeshjeve me boksierët serbë, Nuri Seferi thotë se në të tilla ndeshje ai ndjen përgjegjësi përpara kombit shqiptar dhe serbët i bokson me qejf.

Intervista e plotë e boksierit Nuri Seferi në SYRI.net:  

Kampion përshëndetje. E filluam këtë insert me një ndeshje të para një vitit. Në fakt, është një ndeshje që ju e humbët. Ndoshta ka qenë ndeshja e jetës suaj. Keni pritur prej vitesh për t’u shpallur kampion bote, pritshmëria ishte e madhe, por për të qenë korrekt kampion nuk pamë para një viti Nuri Seferin që të gjithë donim të shikonin.

Po, fatkeqësisht. Në fakt ashtu është siç thatë ju. Kam punuar për një kohë të gjatë për një ndeshje të tillë që të arrija synimet e mia, të shpallesha kampion i botës. Por, fatkeqësisht, nuk shkoi ashtu siç duhej. Stërvitjet shkuan shumë mirë, isha maksimalisht i përgatitur, por fatkeqësisht gjatë javës së fundit që udhëtuam në Poloni, u ftoha pak në stërvitjet për mediat që u mbajtën dhe fatkeqësisht kjo ishte edhe faktori kryesor që nuk arrita të shfaq aftësitë e mia në atë mbrëmje, por prapë se prapë… Brenda tre ditësh kam pasur temperaturë shumë të lartë dhe gjatë gjithë kohës u përpoqëm me mjekë që ta tejkaloj këtë, por ishte e pamundur. Mund të ther që pas matjes së peshës një natë para ndeshjes kam pasur rreth 40 gradë temperaturë. Diçka që nuk është normale në fakt, që të ngjitesh të nesërmen në ring, por unë nga kokëfortësia…

Çfarë ndodh në këto raste, a e ka të mundur një boksier të tërhiqet nga ndeshja, a mund të shtyhet?

Absolutisht, faktikisht edhe mjeku na sugjeroi që të tërhiqem për arsye se rezigjet janë shumë të larta, por më vinte shumë keq për disa tifozë që kishin marrë rrugët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, nga shumë vende të Europës. Kishte më shumë se 600.000 tifozë shqiptarë në Poloni dhe vetëm për këtë arsye nuk doja që të tërhiqem. Siç thashë, ato kishin ardhur nga shumë vende të largëta për të më mbështetur dhe s’mund t’ia lejoja vetes që të tërhiqem.

Kampion unë ju njoh preh kohësh. Ndoshta, kjo ka qenë ëndrra juaj për të pasur mundësi për të konkurruar për kampion bote. Me Glovaçin e kishit këtë mundësi, e humbët. Jeni përpjekur bashkë para katër pesë viteve që një ndeshje e tillë që zhvillohej në Tiranë, një gjë që nuk e arritëm. Gjithsesi, ka qenë dëshira juaj që një ndeshje për të fituar titullin kampion bota ta realizonit në Shqipëri. Ka qenë gjithashtu dëshira juaj për të marrë pasaportën shqiptare. E para nuk u realizua. Pasaportën shqiptare e keni marrë apo jo?

Jo, akoma.

Por, vazhdoni të boksoni me flamurin shqiptar?

Unë nuk është se boksoj kohëve të fundit, por që nga dita e parë që kam filluar të merrem me sport, çdo meritë e karrierës sime ka shkuar në favor të kombit tim, shtetit shqiptar.

Pra, kudo jeni prezantuar si boksier shqiptar? Edhe pse si boksier ju ka rritur Zvicra?

Unë faktikisht, nga dita e parë që kam filluar me boks, kam filluar në Zvicër, por shpirtin dhe zemra gjithmonë më kanë rrahur për shtetin tim, për kombin tim. Për këtë arsye kam bërë gjithçka që çdo meritë t’ia kushtoj vendit tim dhe këtë kam bërë. Aty ku ka dashur vendi edhe jo si shumë sportistë që bëjnë një shqiponjë edhe duan të shfaqen si shqiptare, por meritat e atyre shkojnë në favor të shteteve të huaja si Gjermania, Belgjika, e shumë vende të tjera. Unë jam shqiptar me plotë kuptimin e fjalës, 100% shqiptar, aty ku e do vendi.

Bëtë një pohim interesant, Kur flisni për talente shqiptare të cilët bëjnë një shqiponjë para fotoreporterëve, por në fakt titujt e tyre janë poshtë flamurit belg, flamurit zviceran, flamurit gjerman, keni parasysh këtë brez të artë sportistësh shqiptarë që ishin pjesë edhe e këtij europiani, por që nuk luanin për Shqipërinë? Besoj një pjesë të mirë prej tyre edhe i njihni.

Në fakt i njoh të gjithë dhe të gjithë janë njerëz shumë të mirë, por tani është vendimi atyre. Çdokush duhet vetë ta ndjejë se për kë konkurron.

Pra, në mos gaboj, ju po i thoni Xherdan Shaqirit që një shqiponjë para fotografëve nuk të bën shqiptar?

Jo jo, në fakt ata kurrë nuk e kanë mohuar që s’janë shqiptar, por derisa kanë zgjedhur Zvicrën është vendimi i tyre kështu që duhet të respektohet, por unë nuk jam nga ata. Unë kam zgjedhur tjetërçka.

Megjithatë, a ju duket se dëshira për patriotizëm ndoshta edhe pak e tepruar ju ka dhënë kosto si sportist? Jeni i vetmi shqiptar ndoshta ndër të vetmit kampion europe tre herë. Nuk di ta ketë mbrojtur dikush tjetër këtë titull kaq gjatë. Zviceranët ju kanë rritur si sportist. Kam parë një dokumentar që ka bërë televizioni zviceran në mos gabohem dhe ka njëfarë reaksioni ndaj jush që s’keni pranuar kurrë të boksoni për shtetin zviceran.

Në fakt është shumë e vërtetë që kam pësuar shumë. Nga ana financiare mund të themi kam pësuar shumë, sepse siç thashë dëshira dhe vullneti që kam pasur për shtetin tim normalisht që ka ndikuar negativisht në karrierën time, por nuk jam aspak i zhgënjyer, sepse falë zotit kushtet e mia janë shumë në rregull dhe jam shumë krenar për punën që kam bërë. Siç e thashë, nuk mjafton vetëm të vish në Kosovë apo Shqipëri, të bësh një shqiponjë.

Nuri Seferi ka pasaportë zvicerane, ka pasaportë maqedonase, nuk ka pasaportë shqiptare dhe bokson gjatë gjithë jetës së tij për Shqipërinë.

Kam aplikuar, ju jeni në dijeni dhe jam i lodhur kështu që…

Gjithsesi, fakti që në një farë forme keni hequr dorë nga një stërvitje luksi, nga të ardhura luksi, vetëm për t’u shpallur kampion bote si shqiptar. A duket sikur këtë titull e keni dashur më shumë për Shqipërinë se sa për vete. Dhe në fakt Nuri, për të qenë realist, duket njëfarë sakrifice e tepërt.

Nuk është asgjë e tepërt ato që bën për kombin tënd. Për mua nuk janë të tepërta. Ndoshta, për dikë tjetër janë të tepërta, por për mua personalisht… Siç e thashë i bëj shumë pasion dhe me shumë dëshirë dhe do të vazhdoj.

Kombi është një gjë, sporti është një gjë tjetër.

Absolutisht, po edhe kjo është një pjesë që i takon kombit tënd. Dhe çdo gjë e mirë dhe pozitive që mund të bësh në jetë dhe në karrierën tënde është një meritë edhe për kombin tonë që afirmon edhe lartëson kombin, kështu që kjo ajo që dua të them: Nuk mjafton të bësh një shqiponjë para mediave dhe në momentin që del në skenë qindra mijëra njerëz që ndjekin ndeshjen, aty këndohet një himn tjetër.

Luan Krasniqi është një kampion i madh dhe në mos gabohem dy herë kampion Europe dhe jo tre herë sa ju. Idhulli juaj, por edhe një mbështetës i fortë i juaji. Nuk ka boksuar ndonjëherë për Shqipërinë. Xherdan Shaqiri është një talent i madh i futbollit Europian, mik i juaji, por që nuk ka luajtur për Shqipërinë dhe as Kosovën. Granit Xhaka është e njëjta histori. Vetëm Nuri Seferi ka bërë këtë përjashtim, po flas në elitën e sportistëve të Europës në këto vite.

Sa i përket këtyre futbollistëve nuk mund t’i krahasoj me punën time sepse ata në fakt, gjithçka nga fillimi i jetës së tyre e kanë nisur në Zvicër.

Por, si boksier edhe ju Zvicra ju ka bërë gati?

Në atë periudhë, unë faktikisht nuk kam pasur asnjë ofertë. Unë e kam bërë nga dëshira që kam për kombin tim dhe për shtetin shqiptar, ndërsa ata janë rritur në një shoqëri shumë liberale mund të them edhe multikulturore siç është në Zvicër.

A ju ka thënë ndonjëherë Luan Krasniqi që patrioti Nuri Seferi po e dëmton karrierën e sportistit Nuri Seferi?

Normalisht, ka shumë njerëz që paragjykojnë për këto gjëra, por siç e thashë unë nuk jam pishman fare, jam shumë krenar dhe do të vazhdoj ta kryej misionin tim dhe unë do të përpiqem akoma që të arrij kulmin në boksin profesionist.

Shqipëri për herë të parë morri pjesë në një kampionat evropian. Por ajo ç’kam lexuar, kam parë nga rrjetet sociale dhe nga ato që ku postoni në profilin tuaj, më shumë ju ka emocionuar Ballist Morina sesa vetë kombëtarja e futbollit. Keni qenë një prej mbështetësve të tij kryesorë pas arrestimit që atij i është bërë nga shteti shqiptar.

Meqë na u dha rasti të flasim për Ballistin unë personalisht e vlerësoj atë njeri dhe për mua është njeriu me më shumë vlerë të këtij shekulli.

Të këtij shekulli apo të rrugëtimit të Shqipërisë drejt Francës?

Faktikisht, pas Ismail Qemalit është Ismail Morina që na bëri krenarë me thënë të drejtën. Unë e vlerësoi kështu dhe ato që janë shqiptarë me shqirt e me zemër, ato besoj e vlerësojnë njësoj si unë. Ismaili ka një meritë që ai është nderi i kombit sot dhe jo të përfundojë në burg ku fatkeqësisht gjendet sot. Është fatkeqësi kjo për ne. Ne heronjtë dhe burrat e mëdhenj i vlerësojmë në atë moment që nuk jetojnë më. Por, për së gjalli nuk ju japim atë vlerën dhe meritën e duhur. Më vjen keq nëse dikush mund të preket, por falë Ismail Morinës ne sivjet morëm pjesë në kampionatin Europian në Francë, të jemi pak më të sinqertë. Ndoshta jam gabim, por për mendimin tim, ky kampionat është pjesë meritë edhe e Ismail Morinës.

Meqë jemi te patriotizmi dhe sporti le të ndjekim një insert tjetër dhe rikthehemi sërish në studio… Duket qartë se kur ndesheni me serb të mbyt emocioni, për të mos thënë mllefi.

Përgjegjësia është shumë më e madhe për arsye se nuk krahasohet më një kundërshtar të një vendi tjetër. Për këtë arsye ndaj një serbi ke një përgjegjësi ndaj kombit dhe normalisht që duhet të jesh shumë i karikuar.

Në mos gaboj është serbi i dytë që keni boksuar?

Po.

Dhe fatmirësisht i keni fituar të dyja ndeshjet.

Po fatmirësisht. Shyqyr. Ka shkuar gjithçka mirë.

Megjithatë kthehemi te një tjetër ndeshje, e cila mund të jetë ndoshta ndeshja, ose ndër shanset e fundit në karrierën tuaj për të pasur mundësinë për tu shpallur kampion bote. Në shtator keni një tjetër ndeshje.

Po, më 17 shtator do të boksoj në Gjermani kundër ish kampionit të botës dhe një ndër boksierët më të mirë në botë, Firat Arslan, dhe faktikisht kjo do të jetë një ndeshje eliminatore dhe fituesit nga ne do ti hapen edhe njëherë dyert për të sfiduar kampionin e botës.

Pra nëqoftëse e fitoni këtë ndeshje ju keni mundësi të ndesheni sërish me Glovaçkin?

Glovaçkin apo Mark Huk, po e ke mundësinë pastaj që të sfidosh nga titujt më të mëdhenj në botë. Po synimi im është kundër kampionit të botës.

Me këtë boksier nuk jeni ndeshur ndonjëherë?

Jo s’jam ndeshur. Njihemi në fakt nga viti ’99-’20. Kemi bërë edhe stërvitje bashkë në atë periudhë. Firat Arslan është miku i ngushtë i Luan Krasniqit. Normalisht është një boksier shumë shumë i fortë, shumë rezistent dhe do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por do të bëj çmos që… do të përpiqem që…

Pra, është një boksier që e njihni stilin e tij, e njihni si bokson. Sa shanse ka Nuri Serefi ta fitojë këtë ndeshje?

Siç ju thashë do jetë një ndeshje shumë e vështirë për arsye se Firat Arslan ka mposhtur boksierët më të mirë të 10 viteve të fundit. Është ndeshur me të gjithë boksiert më të mëdhenj dhe ka dalë shumë mirë, arritur t’i mposhtë disa nga ata. Kam parasysh që do të kem një sfidë shumë të vështirë.

Krahasuar me polakun kampion bote aktualisht me të cilit u ndeshët para një viti.

Janë dy stile shumë të ndryshme. Krishov Glovaçki është një boksier shumë i shpejtë, shumë teknik. Është pak shtatëlartë. Shumë më i shpejtë, por Firat Arslan ka një stil shumë të veçantë, shumë të papërshtatshëm dhe nga kjo kanë pësuar shumë kundërshtar. Shumë boksier të nivelit botëror kanë pësuar humbje nga Firat Arslan për shkak të stilit të boksitit të tij dhe normalisht kam parasysh që do jetë një ndeshje shumë shumë e vështirë, por siç ju thashë jam në stërvitje, do të vazhdoj dhe…

Ju jeni në stërvitje, cili është kondicioni fizik i Nuri Seferit për këtë ndeshje?

Kam gati 8 javë deri në atë ndeshje, por stërvitjet vazhdojë dhe duhet të jem në “top” formë për t’u përballur me Firat Arslan.

Ku do ta bëni stërvitjen gjatë kohës që bëhei gati për ndeshjen e madhe në Gjermani apo këtu?

Për momentin gjendem në Tiranë. Pas 7 ditësh do kthehem në Zvicër dhe nga mesi i gushtit do të vazhdoj në Hamburg me stërvitjen.

Nuri, kush është trajneri juaj?

Trajneri im është vëllai im Sefer Seferi dhe një trajner nga Gjermania Bylen Basha, është një ndër trajnerët më të mirë mund të them në Europë. Këta të dy janë ata që kujdesen për mua.

Ndeshjen e para një vitit me polakun Glovaçki a ndikoi psikologjikisht fakti që për herë të parë ishit shumë afër titullit kampion bote?

Isha shumë afër dhe isha shumë optimist që do t’ia dal shumë mirë, por fatkeqëisht fati nuk ishte në anën time dhe siç ju thashë, disa ditë para ndeshjes pësova një ftohje në Poloni. Në janar, është kohë shumë e ftohtë në Poloni. Në një qendër tregtare, ku u mbajtën stërvitjet për mediat në Poloni, fatkeqësisht aty pësova një të ftohëtë.

Gjithsesi kampion, fituat apo nuk fituat Shqipëria nuk ju ka dhënë asgjë, ndërsa ju i keni dhënë tre tituj kampion Europe në peshat e rënda. Ju e keni bërë detyrën ndoshta më mirë së kushdo ndaj Shqipërisë. Në këtë aspekt, thjesht ju urojmë suksese dhe është pak e rëndësishme nëse këni mundësi të fitoni apo jo. Ajo ç’ka mund të bëj një sportist për kombin, ju e keni bërë. Kthehemi te një çështje tjetër meqë jeni mjaft i ndjeshëm për sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me fatin e shqiptarëve në rajon. Para pak kohësh, në Maqedoni ka ndodhur një krim makabër. Një fëmijë është vrarë nga një maqedonas. Ju kam parë që ju keni marrë pjesë dhe keni bërë edhe ngushëllime te familja. Le të ndjekim një insert dhe rikthehemi sërish në studio.

Kampion, pa ndaluar te ngjarja tragjike te rasti konkret, çfarë po ndodh me shqiptarët në Maqedoni?

Fatkeqësisht, shqiptarët në Maqedoni janë të pazotë. Nuk mund të flas për anën e politikës, sepse unë jam sportist dhe nuk më takon që ti kaloj limitet e mia, por kam bërë gjithçka për kombin tim dhe normalisht që jam shumë i ndjeshëm në këtë aspekt nëse diçka ndodh, pa marrë parasysh në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, ku shqiptarë. Përpiqem të bëj gjëra, të solidarizohem me gjithë këto fatkeqësi që i ndodhin kombit tonë. Politikisht jemi shumë shumë të nënvlerësuar në Maqedoni. Njerëzit tanë nuk janë ata që janë 100 vite më parë. Që kanë sakrifikuar gjithçka për kombin. Sot, fatkeqësisht nuk është politika e njëjtë. Sot, shikohet vetëm interesi dhe për komb s’çan kokën njeri. Dhe ne fatkeqësisht në Maqedoni jemi shumë keq, sepse çdo ditë tallen…

Është edhe përgjegjësia jonë, jo vetëm e palës maqedonase, sepse tek e fundit jo vetëm politika por gjithçka është konkurrencë. Kur klasa politike shqiptare e Maqedonisë nuk është në lartësinë që e kërkojnë vetë nevojat e shqiptarëve aty, sigurisht që nuk mund të vajtojmë dhe drejtojmë gishtin vetëm te maqedonasit.

Maqedonasit bëjnë punën e tyre dhe për këtë arsye janë shumë në rregull me veten. Ne jemi njerëz shumë të shpërndarë. Në fakt, ne nuk e duam njeri-tjetrin. Kjo është fatkeqësi te ne shqiptarët. Pa marrë parasysh ku gjendemi, sepse një rast i tillë siç ndodhi në Kumanovë, po t’i kishte ndodhur në Serbi apo diku tjetër një fëmije maqedonas, sllav apo serb në Kosovë, jam i bindur që qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë edhe politika në Maqedoni do të ishin të parët që do ta kishin dënuar këtë sulm. Ndërsa, një akt barbar që ndodhi në Kumanovë, as politika në Kosovë, Shqipëri apo te ne nuk është se kanë reaguar dhe është për të ardhur keq faktikisht.

Gjithsesi por t’u kthyer dhe për ta mbyllur edhe një herë te sporti, ajo që të uroj nga zemra është të kesh mundësinë të garosh edhe një herë për titull bote, pasi është ëndrra jote, por po e ritheksoj ju si sportist dhe si patriot detyrën ndaj Shqipërisë e keni bërë. Na keni shpallur tre herë kampion bote. Na keni sjellë tre tituj Europe, ne akoma nuk të kemi dhënë një pasaportë shqiptare.

Siç e thashë unë e kam obligim të bëj gjëra aq sa mundem për kombin tim dhe nuk do të thotë që gjithmonë të kërkosh nga shteti apo…

Të sqarohemi pasaportë të thjeshtë jo pasaportë diplomatike.

Në fakt, është ëndrra ime që ta kem edhe këtë, sepse kam sakrifikuar edhe të kam bërë gjithçka jo për të marrë diçka, të kërkoj mëshirë nga shteti. Kam bërë gjithçka nda dëshira dhe pasioni që kam.

Edhe një pyetje të fundit. Kur lexuat apo dëgjuat që kryeministri i Shqipërisë për një fitore ndaj Rumanisë, lojtarëve të kombëtares shqiptares iu dha pasaportë diplomatike a qeshët me vete dhe u ndjetë keq. Tre tituj Europe për Shqipërinë pa një pasaportë të thjeshtë shqiptare.

Sinqerisht, është pak.. ndikon ajo.. por unë prapë… pasaporta shqiptare është kombi im, kështu që këtë vlerësoj unë. Një dokument e kam apo se kam, në fakt nuk është edhe qa tragjike.

Kampion unë të falënderoj dhe të uroj suksese.

Faleminderit edhe ty.

Kryesore
Të ngjashme

Leave a Response

Trajnenri i Spanjës Julen Lopetegui ngacmuar nga gazetarët rreth formacionit të skuadrës, ...
Duket se më në fund Borusia Dortmund do të privohet nga shërbimt ...
Topi i futbollit që shihni më poshtë është projektuar që të funksionojë ...
Sulmuesi i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, raportohet se do të mungojë ...
Në pritje për të dhënë konferencën zyrtare për shtyp para ndeshjes me ...
Pasi ka humbur shumë raste të pastra për shënim në ndeshjet e ...
Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi thotë se e di që Arsenali pagoi shtrenjtë ...
Kur gjerat po shkonin mire pas rezultateve pozitive sidomos pas fitores se ...
“Transferimi i Diego Maradonas te Napoli në vitin 1984? Është ekuivalent sikur ...
Ish-futbollisti i Ganës, Malik Jabir, ka dhënë një deklaratë shumë interesante për ...
Kampioni botëror i peshave të rënda në boks, Tyson Fury, mund ta ...
Ndeshja që do të luhet nesër më mbrëmje midis Lihtershtejnit dhe kombëtares ...
Real Madrid ka provuar për të nënshkruar me mesfushorin e Barcelonës, Ivan ...
Edhe pse mbaroi para pak muajsh, edicioni i ardhshëm i kampionatit europian ...
Ante Çaçiç është paraqitur para mediave për ndeshjen Kosovë-Kroaci. Ai e konsideron ...
Gianni De Biasi ka folur në konferencën për shtyp para sfidës ndaj ...
Kapiteni i Kombëtare së Kroacisë, Vedran Corluka ka thënë se Kroacia nga ...
Mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj, ka folur në konferencën për shtyp para ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka replikuar disa herë më Kryeministrin Edi Rama në ...
Kryeministri Edi Rama tani kundër nuk ka vetëm kundërshtarë opozitën, por edhe ...
Kreu i Kuvendit dhe LSI-së, Ilir Meta ka dhënë mbrëmjen e sotme ...
Çim Peka: Me institucionet e sigurisë shqiptare nuk rezulton ashtu. Ilir Meta: ...
VIDEO/ Meta për qeverisjen: Ka nevojë për përmirësim, ministri i Transporteve të ...
Çim Peka: Fatmir Xhafaj, deputet i Partisë Socialiste arrin në konkluzionin se ...
Boksieri Nuri Seferi, në një intervistë për emisionin “Fakt” në Syri.net ka ...
Nuri Seferi, boksieri shqiptar shprehet se ka vlerësim për Islamil Morinën, e ...
Boksieri Nuri Seferi ka treguar në një intervistë ekskluzive për emisionin “Fakt” ...
Boksieri Nuri Seferi, në një intervistë për emisionin “Fakt” në Syri.net shprehet ...
Boksieri Nuri Seferi, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Fakt” në Syri.net ...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një interviste të dhënë mbrëmjen e sotme për ...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ftuar të enjten (2 Qershor) në ...
HARTA E FAQES SHERBIME