EKSKLUZIVE-VIDEO/ A informohet nga SHISH? Ja çfarë thotë ish-Kryeministri Berisha (E PLOTË) 

sali berisha fakt

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një interviste të dhënë mbrëmjen e sotme për SYRI.net ka treguar se kush e informon atë për ngjarjet që denoncon. Në një rrëfim për gazetarin Çim Peka në emisionin “FAKT” që transmetohet në SYRI.net, Berisha tregon se nga e ka marrë vesh arrestimin e Arben Frrokut.


MË POSHTË INTERVISTA E PLOTË E ISH-KRYEMINISTRIT SALI BERISHA:

ÇIM PEKA: Zoti Berisha kënaqësi që ju kam në studio për herë të parë te Syri.net pasi për Syrin kemi patur intervista edhe herë tjetër.

BERISHA: Zoti Peka faleminderit për ftesën, kënaqësia është e imja.

ÇIM PEKA: Zoti Berisha ka një pyetje e cila në fakt po shtrohet nga të gjithë. Nga informohet Sali Berisha? Të menojmë që qytetari dixhital ju ka informuar për arrestimine Arben Frrokut në Hollandë është pak e pabesueshme. E them pak më shkurt, media pranë mazhorancës aludojnë se SHISH është vënë në dispozicion të ish kryeministrit dhe jo të kryeministrit.

Unë mund të sigurojë shikuesit tanë dhe të gjitha mediat se në mënyrë absolute 100% të informacioneve që unë përcjellë janë të atij që unë e quaj “qytetari dixhital”. Qytetari dixhital, në rastin konkret, në më shumë se 90% të rasteve është realisht një qytetar i thjeshtë, në 1% të rasteve është punonjës i administratës shtetërore. Mund të garantoj që në të gjithë gamën e madhe të informacioneve, nuk kam patur qoftë dhe një informacion të vetëm të SHISH, i cili mund t’i dërgojë si qytetar dixhital në telefonin tim dhe unë absolutisht i jap si të gjitha të tjerat. Nuk kam patur as dhe një të vetëm nga prokuroria shtetit dhe nuk kam bërë kurrë përpjekje që të kem informacion nga dosjet e prokurorisë, dhe në tërësi, vetëm kur i nxjerrin mediat por edhe në rast se vijnë nga burime të tjera ato nuk i qarkulloj. Kurse përsa i përket Frrokut është absolutisht qytetar dixhital, të cilin unë po të lërkoj këtu në arkivë ja u faktoj menjëherë. Mund të më pyesësh mua tani nëse është burim shqiptar apo nga Hollanda mund të të them se është burim shqiptar, por nëse sms ka ardhur nga Hollanda apo nga Shqipëria këtë nuk e kam kërkuar, edhe pse e verifikoja po të doja por nuk e kam bërë. Pra, nuk kish aasgjë pse ta dyshoja vërtetësinë e tij, naturisht s’mund të isha 100% i sigurt por një lajm i tillë nuk mund të bllokohej dot. Pra ky lajm është specifikisht i qytetarit dixhital.

ÇIM PEKA: Zoti Berisha për 10 ditë tre herë ka qënë në zyrën tuaj ambasadori amerikan. Janë ditët kur ju keni denoncuar Shullazin, janë ditët kur ju keni propozuar që të vijë në parlament një projektligj që qytetarët të armatosen sipas ligjit amerikan dhe kur keni njoftuar arrestimin e Frrokut. Cfarë bisedoni me të? A është zoti Lu një qyetar dixhital në raport me Sali Berishën?

Kurrë! Burimi diplomatik nuk mund të jetë sepse pastaj unë prish luajalitetin dhe kjo nuk ndodh. Që në momentin që dikush nxjerr një bisedë të cilën unë ja jap off record ose unë dëgjoj një bisedë off record të dikujt tjetër atëherë marrëdhëniet luajale të bisedimit asgjesohen. Natyrisht në këto takime është diskutuar gerësisht për reformën në drejtësi, është diskutuar për rastin Shullazi gjërësisht, për rastin Frroku po kështu gjërësisht dhe asnjë fjalë për amandamentin e dytë të Kushtetutës amerikane në të cilën bazohet deklarata ime, qoftë dhe një fjale e vetme jo.

ÇIM PEKA: Pra në asnjë rast zoti Lu nuk ka shprehur ndonjë shqetësim për deklaratën tuaj?

Absolutisht. Zero. As është hapur fare, asnjëherë.

ÇIM PEKA: Po rreth rastit Shullazi, është sekret apo ka diçka që mund të thuhet për mediat?

Ambasadori Lu ka meritën e tij shumë të madhe në përpjekjet për dekriminalizim të vendit. Ka shndërruar këtë temë në një axhendë, natyrisht në përputhje me instruksionin e qeverisë së tij, sepse natyrisht nuk mund të jetë ndryshe, ju e dini që sekretari Kerry ka përshkruar qartë, dhe e ka përcaktuar si çështje kryesore, qëndrimin ndaj klikave oligarkike në vendet e Ballkanit, dhe në 20 e ca vite është i pari rast ku ambasadori i vendit më të fuqishëm të Europës shqipton publikisht emrat e dy kriminelëve të shëmtuar. Nuk e ka bërë kush kurrë. Në rast se ju kujtohet, kanë qënë të ditur si drita e diellit vrasësit e Hajdarit por nuk i shqipëruan ndonjëherë, ata të cilët edhe kontribuan në eliminimin e tyre, etj. Pra kjo ishte një rast shumë i veçantë.

ÇIM PEKA: Kush kontriboi në eliminimin e vrasësit të zotit Hajdari?

Në identifikimin e tyre, identifikimi i vrasjes dhe i krimeve të tjera të shëmtuara.

ÇIM PEKA: Megjithatë, po ti referohem mediave të majta, mediat që marrin lajmet copy-paste nga zëdhënësi Fuga, kanë pretendime dhe alibi se Berisha ka shtuar tonin kërcënues ndaj Ramës pasi pas arrestimit të Shullazit ndonjë familjar i juaji mund të jetë kërcënuar. A ka ndonjë gjë të vërtetë? Ka dy opinione, një i Sokol Ballës, një i Mero Bazes.

Në mënyrë absolute. Përsa i përket çorapes, pretendimet e tij duhet t’ja lëmë në çorapen e palarë të tij. Problemi është se qëkur  e njohin të gjithë ata që e njohin e etiketojnë si Mr Këllira.

ÇIM PEKA: Edhe kur ka qënë miku juaj zoti Berisha?

Në çdo kohë.  Miqësia ka qënë kur ai vinte tek unë, që të jemi realisht. Unë miqtë kollaj nuk i lëshoj. Kurse ai sapo kërkoi të kalonte shtypshkronjën pa doganë i thashë harroje, dhe sapo bëri aktin e larjes së parave i kërkova agjensive respektimin që të bëjnë punën e tyre. Dhe e bëri me çorapen e Partisë, se çorapja Patrisë është Besnuk Sula, atij ja shiti, nga 500 mijë tha se ja shiti për 1 mijë dollarë.

ÇIM PEKA:  Pse e prisnit kur e dinit që ky ishte?

Po të marrësh degradimin e tij, degradimi i tij ekstrem është në këto vite. Përsa i përket Ballës qëndrojmë pak më shumë. Tani, nuk ka pse më shtrohet mua kjo pyetje, kjo pyetje duhet ti shtrohet Edi Ramës, të cilit i ka botuar dosjen e mjekimit 13 vite, që ka rekrutuar Ramën me dosjen e gjykatës për gjyqin për të njohur të birin, dhe dosjen e klinikës psikiatrike. I ka botuar ai këto dhe tani ai është njëriu më i afërt.

ÇIM PEKA:  Meqë ma kujtuat, në një intervistë për mua zoti Baze është shprehur që “unë e botova këtë gjë pasi i besova Sali Berishës si mjek”

Ato janë mashtrime sepse unë nuk kam qënë kurrë psikiatër, unë s’kam humultuar kurrë, dhe nuk ke parë ti tek unë në 23 vjet një herë të vetme të nxjerr një dokument për një njëri (dok mjekësor). Nuk më lejohet mua të nxjerr dokumeta personale sepo të nxjerr unë dokumenta personale të jesh i bindur që disa nga ata kundërshtarë të mi do ishin me një bojë tjetër. Po unë nuk hyj në dokumenta personale, asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk ja lejoj vetes.

ÇIM PEKA: Kthehemi te kërcënimi..

Familjarë të mi, në mënyrë absolute s’kanë patur asnjë kërcënim të vetëm kurse historia e kërcënimit të Sali Berishës është tjetër. Ajo përcaktohet nga cfarë konsideroj unë kërcënim, jo çfarë konsideron ti apo tjetri.

Mos harro se më kanë hedhur një bombë te këmbët dhe unë pas 30 sekondash kam vazhduar fjalimin. Kanë rrethuar Presidencën, kanë lënë kockat, rrethuan kryeministrinë etj me radhë. Se kam konsideruar fare. Të them një gjë, të vërtetën, kërcënimi nuk ekziston për Sali Berishën, Kurrë ndonjëherë nuk jam përpjekur dhe sdo përpiqem të shmang kërcënimin. Ky është qëndrimi im. Ai që hedh kërcënime drejt meje me idenë mund të më ndikojë mua, ai gabon se unë vetëm sa qesh me kërcënime të tilla. Kam qënë president, kam qënë kryeministër, kryetar opozite kam marrë me qindra e qindra ato të cilat të tjerët i quajnë kërcënime…

ÇIM PEKA: Nuk keni frikë?

Nuk është punë frike, ky është qëndrim ndaj tij. Nuk ka gjë më të keqe në botë se sa të ndikohesh prej tyre. Pra, asnjëherë dhe në asnjë rast nuk është denoncuar njëri pse kërcënoi Sali Berishën. Kurrë!

ÇIM PEKA: Po ju vet a kërcënoni politikisht? Kam parasysh konferencën e shtypit të denoncimit ndaj rastit Shullazi dhe deklaratën për Ramën. A ishte një kërcënim ndaj zotit Rama?

Jo, absolutisht jo. Cfarë është ajo? Ajo është një paralajmërim dhe në asnjë mënyrë kërcënim. Ai le ta marrë si të dojë. Ajo ishte një paralajmërim për mbarë shoqërinë dhe për Shipërinë. Të akuzosh Edi Ramën se, vrau apo bëri këtë apo atë një bandit, është absurde, sepse ai është në detyrën e kryeministrit dhe natyrisht pa një lidhje të tillë s’mund ta bësh . Por nëse banditi nga mëngjesi deri në darke ka mbështetjen e Ramës, nëse ai arrin, për shkak të kësaj mbështetjeje, të krijojë një ushtri prej rreth 40 vetë të armatosur më mirë se çdo njësi ushtarake në Shqipëri sot, ta bëj këtë në zemër të Tiranës, t’ia rrahi kryetarin e Bashkisë së Durrësit e ta tërheqë zvarrë, të gjitha këto të denoncuara dhe asnjë e mohuar, ti marrë me revole tjetrit firmën në hipotekë dhe të njoftohet për të gjitha këto Edi Rama, atëherë ai është fund e krye instrument i Ramës. Dhe ai që nuk e beson këtë ai pastaj është një naiv dhe meriton çdo gje. Në këtë kontekst, atë që kam thënë e them prap, nëse opozita goditet nga klani Shullazi në mënyrë absolute e ka personale nga Edi Rama dhe unë, e them përpara më mirë se ta them në atë rast. Sepse, a mundet një kryeministër të tolerojë një bandit të tillë? Po pse e toleron Rama? Rama e toleron pikërisht sepse i duhet që ti çojë kundërshtarit të tij se “po nxorre kokën në dritare të bëj këtë e atë”, siç bëri Shullazi me Lul Bashën, dhe ta nxjerrë direkt nga komisariati i policisë. Edi Rama nuk është burrë!

Kur ka ardhur problemi për ti çuar mesazh personal ja kam çuar unë. Direkt. Dhe ja kam cuar nëpërmjet një zyrtari të lartë të huaj shumë të rëndësishëm.

ÇIM PEKA: E koncepronte dot një zyrtar i lartë i huaj një gjë të tillë?

Absolutisht kur ja thashë mbeti shumë i habitur, kur ja zbërtheva, tha në rregull. Po në qen të tërbuar që të djegi vendin tim nuk e lejoj, se unë patriot jam. Se donte të vinte të mbante fjalim në ballkonin e zyrës sime. Unë kam qëndruar aty atë ditë, nuk e kam ndjerë veten fare të kërcënuar, pavarësisht se ç’ndodhte unë nuk kam ndjerë kërcënim. Kështuqë Rama nëse është burrë ato i con vetë dhe nuk përdor shullazër, të cilët i vë, në kundërshtim me ligjet, me Kushtetutën e me çdo gjë, të dhunojnë qytetin e Tiranës, të dhunojnë qytetin e Durrësit si kurrë ndonjëherë në ekzistencën e tij.

ÇIM PEKA: Zoti Berisha keni bërë mjaft kujdes për të sqaruar se këto janë qëndrime të Berishës dhe jo të opozitës. Megjithatë eksponentë të PS janë munduar ta ironizojnë: “Vetëm me Kukësin nuk merret Tirana”, “Nuk merret pushteti me 5 mijë veta”. Si mund ta marri Rama si një kërcënim serioz kur ai është vetëm i Sali Berishës dhe jo i opozitës?

Sali Berisha nuk përfaqëson opozitës. Këtë ta ketë të qartë çdo njëri. Së pari sepse ai ka dhënë dorëheqjen. Së dyti, Sali Berisha, të jesh i sigurtë ti se, po të dojë mund ti mbledhë kur të dojë, vetëm, 1 mijë, 2 mijë, 3 mijë qytetarë pas asnjë vështirësi. Po Sali Berisha nuk e bën kurrë atë.Sepse unë askush s’mund të presi më nga unë që unë ti çoj drejt të ardhmes që ata duan. Se nëse thërret njerëzit, ti do i premtosh atë që unë nuk mund t’ja premtoj dot kujt sepse unë kam dhënë dorëheqjen, të cilën nuk e kam dhënë me dy mëndje, por e kam dhënë i bindur në ndërgjegjen më të plotë dhe për asnjë sekond të vetëm nuk kam ndjerë keqardhje. Kam bërë një arsyetim dhe i kam qëndruar. Ndaj dhe unë nuk përfaqësoj as PD, as opozitën por përfaqësoj Sali Berishën. Në rast se Rama godet opozitën, të jetë i bindur se opozita do tja ktheje me të gjitha mundësit ë e saj. Dhe këtu dua ti them një gjë. Ai u tmerrua nga deklarata e arrmëve, u llahtaris. Prit se ësjhtë naiv. Ai nuk e di që sot në këtë moment që flasim, në anëtarësinë e PD, në anëtarësinë e PS, në anëtarësinë e çdo parie ka aq armë sa për të rrëzuar 5 herë një qeveri nëse vendosin. Po ky është një vend i lirë. Asnjëri ato armë nuk i mban as kundër Ramës, as kundër Bashës, i mban për qëllime të sigurisë. Flas jo për banda. Atë e llahtarisi qytetari me armë. Atë sikur ta ketë nxjerrë Koleka prej hundësh. Pra, nuk ka asnjë lloj lëvizje nga ato që kam thënë, i qëndroj plotësisht. Se gjë më të turpshme në botë, krim më të shëmtuar sesa të tolerohet dhe të lozësh me banda ndërkohë që detyra jote kryesore është zhdukja e bandave dhe vendosja e shtetit ligjor, nuk ka për mua.

ÇIM PEKA: Pse qytetari dixhital denoncon tek Sali Berisha dhe jo tek Lulzim Basha?  

Lulzim Basha është kryetari i opozitës, është një gjeneratë tjetër liderësh, dhe e gjithë eksperienca 20 e ca vjeçare e nxjerr Sali Berishën liderin më direkt të këtij vendi. Dhe ata e dinë që po më thanë një gjë, shumë vështirë të ketë ndonjë faktor që të më pengojë pa e bërë publike dhe e kanë konstatuar. Ka edhe një gjë tjetër, ndoshta për një kryetar partie ai ka zëdhënësin, funksionon me zëdhënësin, funksinoon me merkanizma të tjera të komunkimit, kurse unë përdor këtë formë komunkimi dhe unë them ato që thonë qytetarët.

ÇIM PEKA: A mendoni se opozita zyrtare dhe Sali Berisha kanë një stil ndryshe se si e mendojnë realitetin politik në Shqipëri sot…

Mendoj se ndaj çështjes “qeveria është një organizatë kriminale”, opozita ka qendruar në mënyrën më të fuqishme, me kushtetuese, më luajale. Në këtë aspekt, Sali Berisha ka qendruar ndaj rasteve konkrete sikurndër opozita ka qendruar ndaj rasteve konkrete por në mënyrën e saj. Kurse si fenomen opozita ka dhënë një kontribut historik në këtë betejë, votoi një ligj me sakrifica të mëdha, të shkëlqyer, i cili gradualisht do të japë efektin e vet.

ÇIM PEKA: Denoncimi i Shullazit ndaj  Rektorit të zgjedhur dhe ish rektorit, këta nuk kanë pranuar ti përmendin emrin Shullazit. A ndiheni i tradhëtuar nga ata në një farë mënyre?

Absolutisht jo. Unë i përgëzoj përzemërisht për njoftimin, u dolën zot njoftimit. Por tani vijojmë pjesën tjetër. Ju e dëgjuat vet, në emisionin “Opinion”, Blendi Fevziu deklaroi se 36 gazetarë dhe të tjerë jo gazetarë, refuzuan të shkojnë të komentojnë për Shullazin në emision. Cdo të thotë. Prandaj e akuzoj Edi Ramën. Kjo është diktatura e krimit, është absolutisht forma më e zezë dhe më e shëmtuar e krimit. A e di ti që të dy ata burra akadmeikë janë sjellë si qytetarë dinjitozë, para se të më çojnë mua mesazhe përmes të tjerëve ia kanë çuar direkt Edi Ramës. Dhe Edi Rama ka ngarkuar Saimir Tahirin për ta mbyllur në mënyrën e tyre. Siç i shkonin më përpara biznesmenët e i thoshin se më kërkon ndërmarrjen, e Rama u thoshte se Shullazi ashtu se çka është i mërzitur. Pra, ai qendrim i tyre është dëshmi e diktaturës së krimit që ka vendosur Edi Rama. I kam dëgjuar kritikat ndaj tyre, është shumë e padrejtë, çfarë duhet të bëjnë më shumë ata. Atyre u ndodhi ia përcollën Kryemiministrin, ata e mund ta dinin se ua bënte kryeministri, sepse kryeministri donte me çdo kusht të bëhej rektore basketbollisja, që unë skam asnjë vërejtje. Dhe mënyra më preçize për të nxjerrë zonjën Klodiana ishte pikërisht largimi i kandidatit tjetër. Ishte llogari perfekte. Këta atij iu drejtuan, ata i dinin këto, por u treguan qytetarë të përgjegjshëm. Ata e dinin që ai do ti thoshte menjëherë Shullazit. Po përse nuk e arrestuan menjëherë Shullazin, që kur të dilja unë të thonin po flet pas pilafit ky. Jo jo, s’mund ta arrestonin.

ÇIM PEKA: Ju pretendoni se arrestimi i Shullazit erdhi vetëm pas konferencës suaj të shtypit nuk do e bënte Rama këtë..

Po pse nuk e arrestoi në njëqind raste të tjera Rama, pse nuk e arrestoi por e liroi kur në Qafë Kashar u plagos po e mori dhe tha nuk është palgosur fare?

ÇIM PEKA: Megjithatë preteksti përse e thirrën në polici nuk ishte ky…

Preteksti pse e thirrën në polici ishte për ta shpëlarë. Siç e shpëlanë me Qaf Kasharin. Aty pasi njoftoi Cipa, i cili është një lloj Shullazi, se e kapën, se ishte në makinë, se e kapën plumbat në shpinë, se kishte gëzhoja në makinë, se u gejtën dhe 3700 euro aty, ia mori të gjitha Saje Qorri këto me urdhër të Edi Ramës dhe erdhi këtu të nesërmen nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, u tha që këto janë dy çështje të palidhura dhe se ai s’ka qenë fare atje. Dhe i thanë shko kërcëno kryetarin e opozitën, bëji selam. Eshtë e njëjta kohë dhe në vazhdim kjo.

ÇIM PEKA: Po Prokuroria e Përgjithshme përse duhet të priste këtë rast….

U detyrua të dalë në skenë kryeprokurori i vendit për tu arrestuar ai. Nuk e arrestonin ndryshe policia. A e di ti që oficeri i policisë e refuzoi urdhërin për të shkuar për ta arrestuar dhe e arrestoi oficeri i policisë gjyqësore që punon direkt me prokurorin. Ata e thirrën në polici pasi dola unë, sepse donin ta shpëlanin. Pastaj do thërrisnin këta të dy dhe do u kërjonin të pajtoheshin..

ÇIM PEKA: Cfarë diskutuan me zotin Lu dhe pse e viziton kaq shpesh zyrën tuaj  ambasadori…

Ambasadori shkon shumë shpesh viziton zyrat e titullarëve të qeverisë dhe vjen ndonjëherë dhe tek unë. Diskutuam për reformën në drejtësi, më shprehu interesin e tij të madh që amendamentet të kalojnë kur të arrihet konksensusi. Do më thënë për amendamentet që do të bien dakord do të ketë një qendrim që ato do votohen dhe unë mendoj se kërkesa është e drejtë, për një gjë që bie dakord; është e pandershme që të lëvizësh nga konsensusi. Tradicionalisht këtë e ka bërë Edi Rama, se ka bërë kurrë Partia Demokratike, por një kërkesë të tillë ai e ka paraqitur edhe në takimet e tjera. Diskutuam për parimet mbi të cilat janë ndërtuar ose do ndërtohen amendamentet, domosdoshmërinë e dialogut politik. Me sa di unë neser është caktuar një ditë tjetër e mbledhjes së komitetit ad hoc për reformën. Diskutuam gjithashtu edhe për Arben Frrokun, ku unë i solla si argument të lidhjes së tij direkt me Edi Ramën faktin që u arratis nga Puka një ditë pasi u takua me të, dhe është i filmuar dhe i fotografuar, faktin që e kaluan në Murriqan..

ÇIM PEKA: I keni këto filmime zoti Berisha….

I kam pas deri vonë dhe i gjej prapë….

ÇIM PEKA: Në atë kohë zoti Rama e përgenjeshtroi…

Absolutisht, po ai duket qartë siç po shohim njeri tjetrin ne, ata ishin në turizmin e Pukës, Arben Frroku me Edi Ramën. Të nesërmen ai i iku, të pasnesërmen ai mori dënimin me burgim të përjetshëm, kaloi Murriqanin pa i vënë vulën në pasaportë dhe këtë e kanë dhënë të gjitha mediat, shkoi në kufirin midis Malit të Zi dhe Kroacisë, e bllokuan sepse shtetas shqiptar që nuk kishte marrë as firmën e shtetit të vet me dokumenta, atëherë ai i çoi një sms ose Ramës ose Saje Qorrit dhe i thanë lëre se është i yni, ata me siguri e kanë marrë për ndonjë agjent të sigurimit të fshehtë sepse atyre u bëhen ndonjëherë lehtësime të tilla dhe më kryesorja, atë që thanë mediat, se Edi Rama nuk e ka shpallur atë në kërkim ndërkombëtar. Kjo është dëshmi e një bashkëpunimi kriminal të shëmtuar. Dija shumë mirë se prej dy muajsh ai ishte arrestuar, dhe tani po të them tjetrën, Edi Rama i ka dërguar njeri në Hollandë. Edi Rama i ka dërguar njeriun e tij në Hollandë gjatë kësaj periudhe Arben Frrokut. Mikun e tij ia ka dërguar në Hollandë.

ÇIM PEKA: Po çfarë mund të bisedojë zoti Rama me të…

Cfarë mund të bisedojë? Ai është dëshmitar i tmerrshëm për Edi Ramën, ai u arratis me konsensusin e Edi Ramës, dokumentat nuk iu vulosën me urdhër të Edi Ramës, ai u lirua nga njësitë malazeze në kufi me Kroacinë me urdhër të Edi Ramës. Këto janë bomba të mëdha që e ndjekin Edi Ramën gjithë jetën. Po përse ia dërgoi njeriun në Hollandë shko dhe pyet Edi Ramën.

ÇIM PEKA: Si ka mundësi që një kryeministër kaq shumë i lidhur me krimin sipas jush dhe që ambasadori i SHBA e ka këtë informacion pritet në Shtëpinë e Bardhë…

Përsa i përket pritjes në Shtëpinë e Bardhë, të jesh i sigurtë që Sekretari i Shtetit John Kerry dhe Presidenti Obama nuk kanë asnjë lëkundje në qendrimet e tyre ndaj oligarkëve, krimit, lidhjeve me krimit, pasi janë ata të cilët e autorizojnë përfaqësuesit e tyre në Tiranë të shqiptojnë edhe emra kriminelësh në një rast të papreçedent. Por politika është politikë. Sekretari Kerri erdhi në Shqipëri dhe tha atë që e fshehu në mënyrë të paskrupullt Edi Rama, duket se këta ia kishin kërkuar që të mos e deklaronte në konferencë shtypi dhe ai i qendroi por tha “Unë erdha në Shqipëri, për të falenderuar Shqipërinë për ndihmën e madhe që po na jep për refugjatët e kampit Liria”. Ky kamp është një problem nevralgjik sa ç’është ndoshta edhe burgu i Guantanamos ose edhe më shumë për SHBA. Edi Rama ka premtuar marrjen e të gjithë banorëve të atij kampi.

Pa bërë asnjë transparencë, sot më në fund i detyruar nga opozita, ai është detyruar ti kthejë përgjigje deputetit Noka se, janë marrë 210 që kemi marrë ne, dhe deri në fund të vitit do merren edhe 1910 të tjerë. Dhe unë e përgëzoj, ky është një vendim shumë i drejtë. Shqipëria ka detyrime pafund ndaj SHBA për atë që kanë bërë për lirinë tonë por absolutisht dil dhe thuaji shqiptarëve. Por ky nuk bën transaprencë, ky ka frikë, dhe detyrohet opozita t’ia nxjerrë sikur është ndonjë sekret shtetëror. Cdo hap që kam bërë në jetën time të tillë unë e kam njoftuar paraprakisht. Më kanë kërkuar që a duhet ta informojë opozitën dhe absolutisht me kënaqësi kam thënë se opozita duhet të informohet. Ky ka konceptin e vjetër. Më në fund e dha dhe shifrën që janë rreth 2000 të tjerë që do merren.

ÇIM PEKA: Ka ndikuar ky gjest në vizitën e Ramës në Shtëpinë e bardhë.

Absolutisht.   Pesha e këtij akti është kryesore dhe nuk ka diskutim, pesha e këtij akti është shumë e madhe. Ideja ime ishte kjo, unë mora në fillim 210 për të parë se si do adaptoheshin, do vazhdoja të merrja. Duhet  të dini një gjë, kur më është kërkuar më parë nga qeveria amerikane ata kanë qenë në lista si organizatë terroriste dhe gjëja e parë që u kam kërkuar është se para se të marr vendimin, ju do ti hiqni nga lista, se duke i patur në listë unë nuk i marr kurrë. DASH më ka dhënë shumë të drejtë, dhe u kam kërkuar gjithashtu që në një mënyrë apo një tjetër, OKB  do të ketë një sy mbi këta, se këta janë qytetarë të huaj, unë dua që këta të kenë garancirat më maksimale në Shqipëri.  Edhe këtë ma kanë quajtur të drejtë.

ÇIM PEKA: A keni pasur dyshime se amerikanët lëshojnë Reformën në Drejtësi në këmbim të 200 iranianëve?

Sekretari Kerri deklaroi qartë në konferencë shtypi këtu Reformën në Drejtësi sipas parimeve të Komisionit të Venecias. Unë nuk them se nuk ka forma apo parime të tjera mbi të cilat mund të ndërtohet sistemi i drejtësisë dhe ky është sistemi amerikan, që për mua është drejtësia më funksionale e botës. Lidhur me të qenurin në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i Hondurrasit 6 muaj para arrestimit të tij ishte në Shtëpinë e Bardhë, në Dhomën Ovale, Presidenti Obama njerëzisht i kërkoi atij që të pranojë që të bëhet hetim për korrupsion, e pranoi, prokurorin ia përzgjodhi OKB dhe sot është në burg. Nuk i shërbeu Presidentit të Hondurasit si pasaportë shpëtimi nga hetimi, përkundrazi ia shpejtoi hetimin. Kurse sekretari Kerri, Presidenti Obama, jam shumë i sigurtë, siç e kanë bërë edhe publike, inkurajojnë Reformën në Drejtësi. Për Reformën në Drejtësi Edi Ramës i ka folur hollësisht, që vizitën që nuk e ka mohuar dot kurrë, për vizitën që i ka bërë në qeli Viktor Pontës, ai ka thënë kjo e imja (qelia)do të duket suitë.

ÇIM PEKA: Ka një pretendim për një drekë me të, ju po thoni e ka vizuar në qeli…

Në qeli e ka vizituar…

ÇIM PEKA: Është pak e vështirë për t’u besuar, çfarë i duhet një Kryeministri të vizitojë një të arrestuar…

E kishin shumë mik Pontën. Ata shkuan kastile për ta pyetur si ndodhi me ty. Fillimisht mendonin se ia bëri Basesku, as Presidenti aktual. Ua tha vetë ai, njeriu që emërova vetë tha, i bënë një brain-ëashing dhe ja ku më çoi. Nuk ka mohuar gjë Rama.

ÇIM PEKA: Keni deklaruar se për këtë arsye Rama po bllokon Byronë…

Komplet.

ÇIM PEKA: A e pranon ambasadori amerikan se ka pasur realisht një konsensus mes PD dhe zotit Rama?

Mos prit kurrë ti që ambasadori amerikan që bën ndërmjetësin të akuzojë një palë tek pala tjetër.

ÇIM PEKA: Pas takimit të sotëm a keni besim dhe a shpresoni se Refoma në Drejtësi mund të kalojë?

Nuk besoj se Reforma në Drejtësi mund të kalojë nga ky Parlament. Personalisht jam përpjekur të jap se secila është mënyra më e mirë e procedimit për realizimin e saj, por të them që Edi Rama do të pranojë me gjithë këto afera të tmerrshme në shpinë korruptive dhe lidhje me krimin, unë nuk besoj. Unë di një bisedë që ai ka bërë në hollin e Parlamentit, një bisedë që ai ka bërë në prani të eksponentëve kryesorë të koalicionit të tij dhe përfaqësues të PD, ku në një moment të caktuar nën efektin e mallit apo nuk e di ai vjell çdo gjë kundër reformës dhe jo vetëm kundër reformës, por edhe pak më tutje.

ÇIM PEKA: Në rast se Reforma në Drejtësi dështon…

Unë nuk besoj se do të dështojë reforma, unë u përkas atyre që besojnë se do të ecë reforma. Natyrisht mund të ketë modifikime të një apo dy çështjeve dhe kjo gjithmonë për parim dhe jo me specifika të veçanta, por kjo s’do të thotë se nuk ecën reforma. Po të ishte marrë parasysh varianti im, Byroja Kombëtare e Hetimit do të kishte të paktën 6 muaj në funksion. Nuk u bë. Dikur do të vendoset. Por ai variant që kam sugjeruar është identik me atë që solli Venecia në variantin e parë, nuk u bë as herën e dytë. Një gjë është e sigurtë; që s’mund të bëhet kurrë në variantin e Ramës.

 

Kryesore
Të ngjashme

One Response to EKSKLUZIVE-VIDEO/ A informohet nga SHISH? Ja çfarë thotë ish-Kryeministri Berisha (E PLOTË)

  1. HERMES

    Regani Shqiptar!!!

     

Leave a Response

Këto janë titujt kryesorë të gazetave për ditën e sotme, e enjte ...
Ben Blushi mblodhi sonte në mbrëmje për herë të parë atë që ...
Në kuadër të reformës zgjedhore, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka depozituar në ...
Gjatë seancës së të enjtes të Kuvendit të Shqipërisë, pritet të miratohet ...
Pas Ben Blushit, edhe deputetja Mimoza Hafizi ka deklaruar dorëheqjen nga Partia ...
Rilindja është slogani i Edi Ramës që përdori në vitin 2013 kur ...
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilluan pasditen e ...
Ligji i ri që lejon importin e mbetjeve, i miratuar me votat ...
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Parlamentit Ilir Meta ndodhen në takim ...
Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar sërish ndaj deklaratave të komisionarit ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani ka komentuar akuzat e ...
Presidenti Bujar Nishani dhe Zonja e Parë Odeta Nishani në kuadrin e ...
Pas zbulimit të mbi 10 tonëve kanabis në fshatrat e Vlorës, policia ...
Një “luftë” e heshtur në pamje të parë mes policisë dhe prokurorisë, ...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha njoftoi sot se nesër në Kuvend, PD ...
Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka është tallur me investimin më ri në ...
Ministri i Transportit Sokol Dervishaj ka pritur në një takim Ambasadorin e ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi turin e dëgjimit dhe bashkëbisedimin ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka replikuar disa herë më Kryeministrin Edi Rama në ...
Kryeministri Edi Rama tani kundër nuk ka vetëm kundërshtarë opozitën, por edhe ...
Kreu i Kuvendit dhe LSI-së, Ilir Meta ka dhënë mbrëmjen e sotme ...
Çim Peka: Me institucionet e sigurisë shqiptare nuk rezulton ashtu. Ilir Meta: ...
VIDEO/ Meta për qeverisjen: Ka nevojë për përmirësim, ministri i Transporteve të ...
Çim Peka: Fatmir Xhafaj, deputet i Partisë Socialiste arrin në konkluzionin se ...
Boksieri Nuri Seferi, në një intervistë për emisionin “Fakt” në Syri.net ka ...
Nuri Seferi, boksieri shqiptar shprehet se ka vlerësim për Islamil Morinën, e ...
Boksieri Nuri Seferi ka treguar në një intervistë ekskluzive për emisionin “Fakt” ...
Boksieri Nuri Seferi, në një intervistë për emisionin “Fakt” në Syri.net shprehet ...
Boksieri Nuri Seferi, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Fakt” në Syri.net ...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një interviste të dhënë mbrëmjen e sotme për ...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ftuar të enjten (2 Qershor) në ...
HARTA E FAQES SHERBIME